Vriten 5 palestinezë në sulmin ajror izraelit në Gaza
Gaza
Të paktën 5 palestinezë u vranë në sulmin ajror të Izraelit që synonte dy shtëpi në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e Mbrojtjes Civile të Gazës në Telegram thuhet se Izraeli bombardoi shtëpinë e familjes Abu Hashim në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.
Si pasojë e sulmit humbën jetën 4 palestinezë dhe shumë të tjerë u plagosën ndërsa përpjekjet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë.
Në një deklaratë tjetër nga Mbrojtja Civile thuhet se një vajzë ka humbur jetën dhe disa persona janë plagosur si pasojë e bombardimit të Izraelit në shtëpinë e familjes Sevafiri në rajonin Zaitoun, në jug të qendrës së qytetit të Gazës.
Burimet lokale njoftuan se ushtria izraelite kreu sulme intensive ajrore dhe tokësore në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës gjatë gjithë natës.
Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, janë vrarë 39.480 palestinezë, përfshirë të paktën 16. 314 fëmijë dhe 10.980 gra ndërsa 91.128 persona u plagosën.
Raportohet se ende ka mijëra të vdekur nën rrënoja, infrastruktura civile po shkatërrohet duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit ishin strehuar.
https://www.aa.com.tr/sq/bota/vriten-5-palestinez%C3%AB-n%C3%AB-sulmin-ajror-izraelit-n%C3%AB-gaza/3293034