Vrasja e 44-vjeçares shqiptare në Selanik, shkak konfliktet në çift
44-vjeçarja shqiptare, Valentina Menkshi që të mërkurën u masakrua me thikë nga bashkëshorti i saj, Afrimi, kishte folur më parë për problemet që ajo kishte në çift. Kështu raportojnë mediat greke, lidhur me ngjarjen e rëndë regjistruar në Selanik të Greqi, ku viktimë mbetën burrë e grua.
Sipas ‘Protothema’, Valentina ishte shprehur tek një mik i saj rreth mosmarrëveshjeve që po kalonte me bashkëshortin, rrëfim ky që nuk përputhej me sjelljen e autorit, me të cilin ajo kishte dy fëmijë.
Të njëjtin qëndrim kanë dhe të afërm e të njohur të çiftit shqiptar, të cilët për mediat greke kanë rrëfyer se nuk kishin dijeni për konflikt mes tyre. Ngjarja e rëndë u regjistrua në banesën e çiftit shqiptar, me 53-vjeçarin që masakroi me thikë gruan e tij, e më pas doli në ballkon, nga ku u hodh për t’i dhënë fund jetës.
Ndonëse ai u dërgua me urgjencë në spital, nuk mundi t’i mbijetojë plagëve ashtu si bashkëshortja e tij, duke lënë pas dy fëmijë 21 dhe 16 vjeç.
