Connect with us

Press24.info

“VMRO nuk po i realizon korridoret 8 dhe 10D”, Bytyqi

Maqedoni

“VMRO nuk po i realizon korridoret 8 dhe 10D”, Bytyqi

“VMRO nuk po i realizon korridoret 8 dhe 10D”, Bytyqi

Ekonomia është në rënie të lirë, akuzon LSDM, pas raportit të fundit të Bankës Botërore për projeksionet për rritjen e ekonomisë. Banka paraprakisht theksoi se Maqedonia do ta mbyllë vitin me rritje prej 1,8%. Deputeti nga radhët e opozitares LSDM, Fatmir Bytyqi thotë se ekonomia është në shtratin e vdekjes dhe arsyeja kryesor është se VMRO-DPMNE nuk po i realizion projektet për korridoret 8 dhe 10D, të cilat, sipas tij,  duhej të sillnin përfitime ekonomike.

“Në raport qartë vihet re se arsyeja kryesore për këtë rënie është qasja “e ngrohtë-ftohtë” ndaj realizimit të projekteve kryesore infrastrukturore – Korridoret 8 dhe 10D, të cilat duhej të sillnin përfitime ekonomike, por VMRO-DPMNE i mban në letër. Në vend që të ecim përpara, qeveria ka lejuar që këto projekte të mbesin të bllokuara, gjë që ka pasoja katastrofale për BPV-në”, tha Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së.

Kryeministri Hristijan Mickoski para pak kohësh theksoi se parashikimi i dobët është për shkak të politikave të shtatë viteve të fundit. Sipas tij, që kur VMRO-DPMNE ka filluar me udhëheqjen e  Qeverisë këto muaj, janë vërejtur përmirësime dhe ai pret që rritja në fund të vitit të jetë më e lartë se ajo e parashikuar nga Banka Botërore. Ai e arsyetoi pasqyrën e keqe me rritjen e dobët në tremujorin e parë të vitit.

“Jam shumë i kënaqur që ndaluam rënien e lirë dhe është mirë që pas kësaj të gjithë treguesit janë pozitiv. Por ajo që mund të them është se gjithçka që ka thënë LSDM-ja ka gabuar. Pra, këto konferenca për shtyp duhet të jenë vetëm  shenjë se e kundërta e asaj që thonë do të ndodh në realitet”, pohoi Hristijan Mickoski, kryeministër.

Mickoski pret që në të ardhmen t’i arrijmë fqinjët. Sipas Bankës botërore Maqedonia do ta përfundojë vitin me rritje më të vogël prej 1.8% përdallim nga vendet e rajonit. Rritje më të madhe do të kenë Kosova dhe Serbia prej 3,8%.

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top