VMRO-DPMNE: BDI dëshiron ta destabilizojë vendin
BDI nuk mund të pajtohet me faktin se nuk janë më në pushtet dhe se të afërmit e tyre nuk mund të drejtojnë më biznese miliona dollarësh në kurrizin e shtetit, akuzojnë sot nga VMRO-DPMNE.
Teksa, theksojnë nga atje, populli po ia dilte mbanë, djali i Musa Xhaferit tregtonte rrymën dhe MEPSO i shlyente atij dhe disa kompanive të tjera një borxh prej 14 milionë eurosh.
Nga atje shtojnë se derisa njerëzit po shpërnguleshin, nipërit e Ali Ahmetit morën Soravinë, hynë në biznesin e rrymës dhe minierave.
“BDI e dinë tani se duhet të përgjigjen për gjithcka që kanë bërë dhe për këtë shkak frika është e madhe. Tentimet për destabilizim janë klithmat e fundit për shpëtim të një strukture kriminale dhe mbrojtje të milionave të përfituara në mënyrë të kriminalizuar”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.