VMRO-DPMNE akuzon BDI-në dhe LSDM-në në vendimin për arrestin shtëpiak të Blerim Ramadanit – Gjykata Penale i referohet MPB-së për përgjegjësinë
Arratisja e ish ushtarit të UÇK-së vazhdon të përplasë partitë politike duke ja hedhur fajin njëra tjetrën për përgjegjësinë ligjore lidhur me rastin në fjalë. VMRO-DPMNE akuzon partitë opozitare duke I quajtur fajtor për arratisjen e tij, Nga ana tjetër, gjykata Penale fajin pwr arratisjne e Ramadanit e hodhi mbi MPB.
VMRO-DPMNE-së,edhe sot ka vazhduar me akuzat nw adres tw LSDM-sw dhe BDI-sw se janw fajtor pwr arratisjen e Blerim Ramadanit. Sipas tyre biznes interesi I i LSDM-së dhe BDI-së ka ndikuar nw vendimet eb gjykatwsit Pajazit Pajaziti qw Blerim ramadanit ti shqiptohet masa e paraburgimit shtwpiak qw mw pas rezultoi me arratisjen e tij.
“A ka ndikuar BDI-ja mbi Pajazit Pajazitinn I cili është krahu I tyre I zgjatur në gjykatë për ti vendosur arrest shtëpiak Blerim Ramadanit, që ai të aratiseet sepse kanë biznes interesi me të? Presim që institucionet të hapin procedura dhe degët e LSDM-së dhe BDI-së në gjyqësor si Pajaziti tw shkarkohen”, tha Toni Jarevski, deputet nga VMRO-DPMNE.
Nga ana tjetër, gjykata Penale dje I doli nw brojtje gjykatwsit Pajaziti dhe fajin pwr arratisjne e Ramadanit e hodhi mbi MPB.
“Mbikëqyrja e arrestit shtëpiak, sipas vendimit, i është besuar Ministrisë së Punëve të Brendshme, përkatësisht stacionit policor kompetent. Prandaj përgjegjësia (sistematike apo individuale) për arratisjen duhet kërkuar nga autoriteti që kryen mbikëqyrjen”, thotë Gjykata Penale.
Edhe pse gjykata penale kërkoi që ky rast të mos shfrytëzohet për përplasje politike VMRO vazhdoin të kwrkoj shkarkimin e Pajzitit, ndërsa partneri I koalicioni VLEN nuk ka marrë ende një qëndrim të qartë mbi kërkesat e VMRO-së.
Ndryshe Këshilli Gjyqësor ka formuar një komision special në një seancë të jashtëzakonshme për të shqyrtuar veprimet e gjyqtarit Pajazit Pajaziti, i cili kishte vendosur që ish-pjesëtari i UÇK-së Blerim Ramadani të qëndronte në paraburgim shtëpiak derisa të merrej një vendim për ekstradimin ose jo ekstradimin e tij në Serbi. /tvklan.mk