Vizioni-M Tetovë, rikthen programin ‘Arena e Vizioneve’ me temën: Rendësia e Shëndetit Mental
Vazhdon projekti “ARENA E VIZIONEVE”
ShK “VIZION M” në mesin e aktiviteteve të rregullta organizon edhe ligjëratat e hapura dhe interaktive me profesionistë të dëshmuar në fusha të ndryshme. Përmes këtyre ligjëratave shënohen edhe data dhe ngjarje të rendësishme. Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shëndetit Mendor, këtë javë ligjëruese në “ARENA E VIZIONEVE” ishte Mr. Arta Abdullahu, psikologe.
Tema “Rendësia e shëndetit mental” ngjalli interesim dhe kureshtje te studentët e pranishëm, të cilët parashtruan pyetje dhe debatuan rreth temës dhe çështjeve të lidhura me shëndetin mental.
Organizatorët, ShK “VIZION M” shprehen mirënjohjen për gatishmërinë e ligjërueses Mr. Arta Abdullahu dhe në shenjë mirënjohje i dhuruan disa tituj të librave.
Projekti “ARENA E VIZIONEVE” do të vazhdoj përgjatë gjithë vitit akademik me mysafirë dhe me tema të ndryshme, ku auditor i zakonshëm janë studentët.