Connect with us

Press24.info

(VIDEO) VMRO-DPMNE: Fajin për arratisjen e Ramadanit e kanë kuadrot si Pajaziti (i BDI-së)

Maqedoni

(VIDEO) VMRO-DPMNE: Fajin për arratisjen e Ramadanit e kanë kuadrot si Pajaziti (i BDI-së)

(VIDEO) VMRO-DPMNE: Fajin për arratisjen e Ramadanit e kanë kuadrot si Pajaziti (i BDI-së)

Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga arratisja e ish ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadanit nga burgu shtëpiak, çështja Ramadani vazhdon të jetë temë kryesore për përplasje mes partive politike në vend. Nga partia në pushtet VMRO-DPMNE kërkojnë shkarkimin e gjykatësit Pajazit Pajaziti. Deputeti Bojan Stojanovski nga kjo parti tha se Pajaziti është i afërt me BDI-në dhe LSDM-në, dhe se ai e ka mundësuar arratisjen ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani.

BOJAN STOJANOSKI,DEPUTET I VMRO-DPMNE

“Pajazit Pajaziti, gjykatës i afërt me BDI-në dhe LSD-në, e lëshoi Blerim Ramadanin në arrest shtëpie, me qëllim që të arratisej lehtësisht. Pajazit Pajaziti është i njëjti gjykatës që vendosi edhe për hyrjen në Kullën e Fluturimeve në Aeroport, edhe për dënimin me kusht të Ixhet Memetit në rastin e ryshfetit. Sa herë që ka interes LSD dhe BDI, këtu është Pajazit Pajaziti”.

Nga partia në pushtet kërkojnë që institucionet të hapin menjëherë procedurat dhe Pajazit Pajaziti të shkarkohet nga pozita e gjykatësit. Reagime nga të gjitha partitë politike në vend ka pasur ç’do ditë, së pari herë kur Ramadani u arrestua, e më pas vazhduan edhe kur u arratis.

Samir Mustafa /SHENJA/

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top