(VIDEO) Simpoziumi për nismën e “Shtetit Bektashi”, panelistët njëzëri: Jo një shtet të ri brenda territorit të Shqipërisë
Ditë më parë në Tiranë, nën organizimin e Forumit Musliman të Shqipërisë, është mbajtur simpoziumi “Shteti Bektashi nisma që cënon harmoninë e bashkëjetesën fetare dhe rrezikon interesat kombëtare”, panelistët: Prof. Dr. Milazim Krasniqi, Dr. Bajram Xhafa, studiuesi Xhafer Sadiku dhe Dr. Qerim Lita, diskutuan mbi rrezikshmërinë e “shtetit bektashian” brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Me pjesëmarrjen e mbi 120 hulumtuesve, analistëve dhe figurave të rëndësishme të komuniteteve fetare dhe studiues kanë ngritur shqetësime serioze mbi pasojat e nismës për krijimin e Shtetit Bektashi të ndërmarra nga Kryeministri Edi Rama. Kryetari i Forumit Musliman të Shqipërisë, Fisnik Kruja bëri thirrje qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama që të tërhiqet nga promovimi i kësaj agjende, e cila sipas tij është një kërcënim për unitetin kombëtar dhe harmoninë fetare, kurse studiuesi Xhafer Sadiku u shpreh se duan të krijojnë proces ndarjeje përmes këtij shteti të ri.
FISNIK KRUJA, KRYETARI I FORUMIT MUSLIMAN TË SHQIPËRISË
“Çështja e shtetit bektashi, ka sjellur shqetësime jo vetëm në komunitetin e besimtarëve, por edhe për shoqërinë shqiptare në përgjithësi, për arsye se me këtë nismë ka probleme me funksionimin e shtetit laik të Shqipërisë, për arsye se në bazë të kushtetutës të Shqipërisë, shteti është i paralarguar nga feja, i përkrah ato, po nuk merr anën e asnjërës nga fetë, d.m.th. nuk priviligjon një fe të caktuar. Gjithashtu shteti shqiptar, nuk mund të ndërhyjë në problemet e komuniteteve fetare dhe të ketë preferenca të caktuara. Kjo me gjithë dëshirën e shfaqur që të promovojë bashkëjetesën fetare, përkundrazi nuk e provomon ate, sepse bashkëjetesa fetare, tash është një fakt i pamohueshëm që ekziston ndërkohë s’ka pasur ndonjëherë probleme. Konkretisht, Komuniteti i Besimtarëve Myslimanë, besimtarët sunnit, nuk kanë pasur probleme asnjëherë me sektin bektashi, përkundërazi ata ne i konsiderojmë pjesë tonën”.
Studiuesi Xhafer Sadiku, ka artikuluar një kritikë të fuqishme lidhur me këtë çështje, duke e konsideruar atë një përpjekje të pajustifikueshme për të krijuar ndarje të reja. Në një proces që duhet të synojë unitetin kombëtar.
XHAFER SADIKU, STUDIUES
Kjo është një konferencë, siç e thatë edhe ju, përtej fesë, është për të mbrojtur atdheun. Ndonëse, kemi qasje të ndryshme me pushtetin ekzekutiv ose politik, si studiues e shikoj ndryshe çështjen, nuk e shikoj në qasje politike, por në këndvështrimin atdhetar, në këndvështrimin jo vetëm thjesht të religjionit, por të interesave të atdheut, së pari. E dyta, nuk ka arsye për krijimin e një shteti bektashi, sepse as krahasimi që bëhet me Vatikanin, janë dy realitete krejt ndyshe, dy kohë të ndryshme dhe dy qasje të ndryshme. “Italia, Vatikani u krijua kushtet e Italisë që po bashkohet, Italisë njëfetare, ndërsa këta kërkojnë të krijojnë një shtet bektashij, me kusht dhe në proces ndarje, d.m.th. të ndan shtetin shqiptar, dhe të krijosh një shtet brenda shtetit shqiptar, në fakt vet qeveria që ka për detyrë të mbroj territorin e Shqipërisë, të shkel në Kushtetutën e Shqipërisë.
Ndërkaq, profesori Milazim Krasniqi ka pohuar se ideja për një shtet bektashi është një aventurë e rrezikshme.
MILAZIM KRASNIQI, PROFESOR
“Kryeministri mund të jetë futur në një lojë gjeopolitike, të udhëhequr nga qarqe okulte, por mbetet e pakuptueshme pse është futur në atë lojë kreu i bektashijve shqiptarë. Kjo lojë e tij paraqet problem shumë më serioz. Kreu bektashi në një rast ka deklaruar se e don një shtet bektashi “njëlloj Vatikani.” Analogjia me Vatikanin e zbulon se është fjala për futjen e tij në një konsipracion të përmasave të mëdha, ku Shqipëria rrezikon të përdoret si dashi që përdorej për të thyer portat e kështjellave në Mesjetë”.
Sipas tij ta fusësh Shqipërinë në skemën e luftërave sektare të botës së sotme muslimane, minimalisht do të thotë ta ekspozosh në të ardhmen si një shënjestër të ekstremizmit të dhunshëm dhe të terrorizmit. /SHENJA/