Connect with us

Press24.info

(VIDEO) Shkupi nuk do ta vazhdojë hekurudhën e korridorit 8

Maqedoni

(VIDEO) Shkupi nuk do ta vazhdojë hekurudhën e korridorit 8

(VIDEO) Shkupi nuk do ta vazhdojë hekurudhën e korridorit 8

Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk do të vazhdojë me realizimin e projektin për korridorin tetë për infrastrukturën hekurudhore, derisa nuk ka një projekt konkret për ndërtimin e hekurudhës edhe në Bullgari dhe Shqipëri. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se, ëndrra e tij si kryeministër,është që Maqedonia të jetë udhëkryq hekurudhorë, rrugor dhe energjetikë dhe pa korridorin 8 nuk do të realizohet kjo. Megjithatë ai tha se, nuk do t’i harxhojnë gjysmë miliard euro derisa nga pala bullgare të mos jetë gati projekti.

Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së

Pyetja e vërtetë është, deri ku është ky projekt në Shqipëri, a ekziston aty projekt, a ka fillu Qeveria atje ta bëjë, a është aty në prioritet. Sepse ne, angazhimin tonë, përkushtimin tonë e kemi treguar dhe dëshmuar me atë që, aksi i parë që është nga Beljakovci në Kumanovë veç më e kemi përfunduar, aksi i dytë nga Beljakovci në Kavadar po ndërtohet dhe aksi i tretë, deri sa nuk shohim nga pala bullgare që është nga Pallanka deri në kufirin me Bullgarinë përkushtim të qartë, projekt, ne nuk e kemi ndërmd t’i harxhojmë paratë, sepse ato para do t’i dedikojmë për diçka tjetër”.

Sa i përket korridorit 10-d, Mickoski akuzoi qeverinë e kaluar se, nuk ka punuar asgjë në këtë drejtim, ndërsa, siç theksoi ai, tani po punohet intensivisht në realizimin e projektit.

Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së

Nuk kishin zgjidhur asnjë marrëdhënie pronësoro-juridike të cilat ne i kemi zgjedhir dhe veç më kanë filluar punët në terren në një pjesë të autostradës që është pjesë e korridorit 10d, mes Pripelit dhe Manastirit ndërsa së shpejti do të fillojë edhe nga Gostivari në Bukojçan, përkatësisht veç më kanë filluar punimet e betonit, vënia e themelit të urës së parë që duhet të lidh Gostivarin me fshatin Bukojçan”.

Korridori 8 dhe 10 janë pjesë e 10 korridoreve pan-evropiane të transportit. Korridori 8 duhet të kaloj nëpër qytetin e Durrësit, Elbasanit, Shkupit, Sofjes, Plovdivit, Burgasit dhe Varnës dhe është i gjatë 1,500 km. Ndërkq, korridori 10d, kalon nëpër Veles, Prilep, Manastir, Follorinë dhe Gumenicë.

Teuta Buçi /SHENJA/

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top