(VIDEO) Reisit Shaqir Fetai i kërkohet që të ndalojë “shkarkimet dhe emërimet” në rastin e Muftinisë së Tetovës
Këshilli iniciativ i hoxhallarëve të Tetoves, edhe një herë ka dorëzuar kërkesë tek Bashkësia Fetare Islame në Shkup, “ndalimin e ngarkimeve dhe shkarkimeve të detyrës”, siç deklarojnë ata. Nga Këshilli iniciativ i hoxhallarëve të Tetovës thonë se pas kërkesës që kanë bërë në muajin mars të këtij viti, për mosshkarkimin e Myftiut të Tetovës, Qani efendi Nesimit, kërkesa e tyre nuk është marrë seriozisht edhe pse kanë pasur bindjen e tyre për respektimin e kërkesës.
IRFAN EMRULLAI, KËSHILLI INICIATIV I HOXHALLARËVE TË TETOVES
“Sot gjendemi këtu para Rijasetit të BFI-së, e cila bëhet duke i tërhequr vendimet për shkarkim dhe ngarkim. I nderuari Haxhi Reis, tërhiqni vendimet për ngarkim dhe shkarkim në Myftini të Tetovës. Duhet ta dini se, kërkesa jonë nuk do të ndalet deri sa këto vendime për shkarkim dhe ngarkim, që janë antikushtetuese dhe antiligjore të tërhiqen.”
Nga Këshilli iniciativ i hoxhallarëve të Tetovës thonë se nëse nuk marrin përgjigje për kërkesat e tyre dhe nga BFI vazhdojnë të marrin vendime antikushtetuese dhe antiligjore, duke mos respektuar vendimet e gjykatave, do t’i radikalizojnë qëndrimet e tyre dhe do të marrin hapa konktrete radikale sipas parimeve kushtetuese të BFI-së.
Përveç kërkesës së lëshuar sot, nga Këshilli më datën 5 mars të vitit 2024 kanë dorëzuar një listë me nënshkrime nga hoxhallarët dhe anëtarët e Këshillave të Myftinisë së Tetovës, duke kërkuar tërheqjen e vendimit për shkarkim të Qani efendi Nesimit.
Merxhane Iseni /SHENJA/