Connect with us

Press24.info

(VIDEO) Profesor Krasniqi: Shteti bektashian inspiron “Vorio Epirin” dhe “Shtetin Kishtar Serb”

Opinion

(VIDEO) Profesor Krasniqi: Shteti bektashian inspiron “Vorio Epirin” dhe “Shtetin Kishtar Serb”

(VIDEO) Profesor Krasniqi: Shteti bektashian inspiron “Vorio Epirin” dhe “Shtetin Kishtar Serb”

Profesori universitar Milazim Krasniqi në emisionin ”Bota në fokus” në TV SHENJA thotë se ideja e formimit të shtetit bektashian mund t’i hapë dy çështje problematike, e para është çështja e Epirit Verior dhe e dyta ideja që kanë serbët për krijimin e një shteti fetar.

MILAZIM KRASNIQI, PROFESOR UNIVERSITAR

Me idenë për formimin e këtij shteti kush garanton se nuk hapen dy çështje problematike, e para është çështja e Vorio Epirit, pra Epirit Verior, sepse ata do të thonë, ata grekët mund të kenë pretendimet e tyre qysh kanë edhe në Himarë për formimin e një etniteti grek dhe e dyta ajo që është më rrezik dhe më potencial ideja që kanë serbët për krijimin e një shteti fetar në relzcionin ndërmjet Manastirit të Deçanit dhe Patriakanës Pejës në versionin e manastirit të malit Atos që është në Greqi”.

Ai thotë se është i bindur që në të ardhmen diçka do të zbulohet dhe nuk do të jetë e mundur që të mbahet përgjithmonë sekret, por që kupton një tentativë konspiracioni ndërmjet disa qarqeve ndërkombëtare, ndërmjet segmenteve të caktuara qeveritare dhe disa qarqeve brenda bektashinjëve.

MILAZIM KRASNIQI, PROFESOR UNIVERSITAR

Bindja ime e thellë është që në instancë të fundit është një konspiracion ndaj vetë fesë islame pra për t’i krijuar një pandan, për t’i krijuar një rival pastaj për ta luftuar përmes tij dhe për të tentuar pastaj për ndryshimin e identitetit fetar të shumicës dërmuese të shqiptarëve në këtë rast në Shqipëri dhe pastaj ajo do të mund të kishte efekte edhe në unitetin kombëtar, në raportet ndërfetare dhe për këtë arsyje ne do futeshim në një krizë të brendshme, në grindje të brendshme gjë që do tu bente shumë qejfin armiqëve”.

Krasniqi thotë se vetë pjesëtarët e shtetit bektashinjë duhet të ruajnë dinjitetin, integritetin dhe kontributet e tyre brenda kombit shqiptar sepse jashte kombit shqipëtar ata mbeten asgjë. Ai theksoi se ky projekt është absurd dhe irracional dhe si i tillë nuk mund që të gjejë hapësirë të akomodohet brenda shtetit dhe kombit shqipëtar.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top