Connect with us

Press24.info

(VIDEO) Opozitarët për balancuesin, po kthehen kohërat e errëta për shqiptarët

Maqedoni

(VIDEO) Opozitarët për balancuesin, po kthehen kohërat e errëta për shqiptarët

(VIDEO) Opozitarët për balancuesin, po kthehen kohërat e errëta për shqiptarët

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti, ka reaguar në lidhje me vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, me shfuqizimin e “Balancuesit” nga ana e Gjykatës Kushtetuese po kthehemi në kohërat e errëta kur shqiptarët nuk llogariteshin si qytetarë të barabartë të këtij vendi.

FATON AHMETI, BDI

“Koalicioni VREDI e vazhdoi gjumin edhe ditën e sotme, duke mos guxuar as të bëjnë një reagim të vetëm, ashtu siç nuk kanë guxuar tashmë 100 ditë qeverisje. Shqiptarët nuk nënshtrohen, reagimi do të jetë shumë më i fortë se sa e keni menduar”

Ka reaguar edhe ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili ka shkruar se Gjykata Kushtetuse ka ndaluar deklarimin e përkatësisë etnike në vend, e kësisoji ka shfuqizuar edhe mekanizmin që përcjell përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të quajtur Balancues. “Unë jam shqiptar, siç janë edhe 30% të qytetarëve në këtë shtet! Nuk egziston gjykatë e Qeveri që këtë të drejtë me na shfuqizu”, ka shkruar Bekteshi.

Ka reaguar edhe kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejdi, i cili vendimin e djeshëm e cilëson si servilizëm i VLEN-it ku për interesa të tyre personale dhe klanore.

SKENDER REXHEPI – ZEJDI, KRYETAR I LËVIZJES POPULLI

“Gjykata (kundër) Kushtetuese së bashku me VLEN-in, në përpikshmëri janë duke e realizuar programin politik antishqiptar të VMRO-së. Fatkeqësisht, ky është ai momenti kur bashkëkombësit tanë nga VLEN-i për interesa të ngushtë personale dhe klanore shkelin mbi çdo vlerë kombëtare të arritur deri më sot.

Sipas tij, edhe më i turpshëm është tentimi që, për të mbuluar servilizmin e tyre ndaj VMRO-së, ofendojnë intelegjencën e shqiptarëve me kinse “ligjin për përfaqësim të drejtë”. /SHENJA/

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top