(VIDEO) Mexhiti: Arrestime të ish-ushtarëve të UÇK-së ka patur edhe në kohën e BDI-së
Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti i pyetur në lidhje me arrestimin e ish ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani tha se raste të tilla kanë ndodhur edhe në kohën kur BDI ka qenë në pushtet dhe se po punojnë çdo ditë që ky rast të marr epilogun e drejtësisë në mënyrë që ai të lirohet.
IZET MEXHITI, ZV/KRYEMINISTËR
“E para për ta informuar opinionin sepse ka një tendencë nga BDI për ta gënjyer opinionin që ky është rasti I pare, ata që i njohin rrethanat e dine që ka qenë rasti Dugolli, rasti Morina dhe disa raste të tjera kur ka pasur pushtet absolut BDI dhe ka ndodhur. Neve na vjen keq që ka ndodhur kjo mirëpo po punojmë çdo ditë pa pomozitet, larg mediave që të mer epilogun e drejtësisë dhe që të jetë I lirë sit ë gjithë tjerët”.
Ditën e djeshme ministri serb i Punëve të Brendshme Ivica Daçiç tha se pret që autoritetet maqedonase ta ekstradojnë ish-pjesëtarin e UÇK-së, Blerim Ramadanin, por potencoi se kjo është çështje e brendshme e vendit.
Ndërkaq ditë më parë veteranë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, invalidë të luftës, familjarë të Dëshmorëve dhe familjarët e ish ushtarit Blerim Ramadani, protestuan për arrestimin e tij në Maqedoni të Veriut.
Ramadani u ndalua më 17 korrik, në pikëkalimin kufitar në Jazhincë bazuar në një fletëarrest lëshuar nga Gjykata e Beogradit përmes Interpol Serbia. Pas arrestimit, Gjykata Themelore në Shkup ka caktuar 30 ditë paraburgim për Blerim Ramadanin. Për arrestimin e tij partitë në pushtet dhe ato opozitare fajësuan njëra tjetrën që kanë lejuar të ndodh një gjë e tillë. Autoritetet serbe e akuzojnë Ramadanin se ka kryer krime lufte në rajonin e Nerodimes verën e vitit 1999.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/