Connect with us

Press24.info

(VIDEO) “Luftëtarët e Maqedonisë së Pastër” kërcënuan deputetët e BDI-së

Maqedoni

(VIDEO) “Luftëtarët e Maqedonisë së Pastër” kërcënuan deputetët e BDI-së

(VIDEO) “Luftëtarët e Maqedonisë së Pastër” kërcënuan deputetët e BDI-së

Persona që policia ende nuk i ka identifikuar kanë kërcënuar tetë deputetë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim. Kjo ka ndodhur para dy ditësh kur në Kuvend debatohej për emrat për zëvendësministrave të rinj. Në listën e deputetëve të kërcënuar janë kreu i BDI-së dhe i Frontit Evropian, Ali Ahmeti, deputetët Sadulla Duraku, Blerim Bexheti, Ismail Jahoski, Ilir Hasani, Arbana Pasholli, Dijana Toska dhe Rina Ajdari.

Derisa, deputetët opozitarë shqiptarë debatonin në Kuvend, në emailet e tyre zyrtare kishin ardhur kërcënimet me mesazhin për një “Maqedoni të pastër”.

Dërgimin e këtyre mesazheve e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

Në Stacionin policor në Qendër, përfaqësuesit e një partie politike kanë denoncuar se më datë 23.07.2024 rreth orës 18.15 nga adresë e panjohur në adresat zyrtare elektronike të disa deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është dërguar porosi me përmbajtje kërcënuese. Për rastin është njoftuar Njësiti për Krim Ekonomik dhe Kompjuterik në kuadër të Sektorit të Punëve të Brendshme në Shkup dhe ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”.

Rastet e kërcënimeve të zyrtarëve të lartë shtetërorë kanë ndodhur edhe në raste tjera. Në muajin maj pat bërë bujë kërcënimi ndaj ish-kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska. Në garazhin nëntokësor të saj ishin gjetur një shtrat i improvizuar dhe një thikë kuzhine, diçka që u vlerësua si kërcënim për jetë ndaj drejtuese së institucionit më të lartë gjyqësor të vendit. Gjithashtu, gjatë vitit të kaluar ka pasur dhjetëra alarme për vendosje të bombave në shkollat e Shkupit dhe të qyteteve të tjera të Maqedonisë së Veriut. /SHENJA

 

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top