Connect with us

Press24.info

(VIDEO) BDI, Taravarit ia sqaron se si vet Taravari 50 udhëheqës shqiptarë i zëvendësoi me maqedon

Maqedoni

(VIDEO) BDI, Taravarit ia sqaron se si vet Taravari 50 udhëheqës shqiptarë i zëvendësoi me maqedon

(VIDEO) BDI, Taravarit ia sqaron se si vet Taravari 50 udhëheqës shqiptarë i zëvendësoi me maqedon

100 ditshi i Qeverisë së re vazhdon të jetë çështje e akuzave nga BDI, kësaj radhe në sferën e shëndetësisë. Armend Asllani nga BDI tha se përpara kësaj qeverie,  50 Institucione Shëndetësore udhëhiqeshin nga shqiptarët ndërsa tani zëvendësimi i tyre me maqedonas është vendim që nënçmon kapacitetin e mbi 100 Specialistëve Shqiptar të cilët nuk e ushtrojnë më detyrën e tyre. Sipas  BDI-së kjo është dëshmi që po përballemi me deshqiptarizim.

Armend Asllani, përfaqësues i BDI-së

“Sot Fondi i Sigurimit Shëndetësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut për here të parë udhëhiqet nga dy drejtorë maqedon, duke e ditur rëndësinë e këtij institucioni, institucion i cili harton buxhetin për të gjitha institucionet shëndetësore. Institucion nga I cili e gjithë popullata merr shërbime po për 100 ditë qeverisje ndryshoi në të gjitha nivelet: Nga 3 Drejtorë Sektori shqiptar , tani vetëm 1 drejtor sektori shqiptarë.”

Asllani shtoi se edhe në njësitë rajonale të Fondit të Sigurimit Shëndetësore ka ndryshime ku shqiptarët janë zavendësuar me maqedonas, prej tyre udhëheqësi i Njësisë Rajonale të Fondit në Kumanovë dhe Kërçovë.

BDI propozon  që  ministri Taravari ta tërheqë vendimin për pezullimin e të gjitha konkurseve të shpallura për punësimin e 1117 punëtorëve shëndetësorë. Gjithashtu, propozon  që mjetet e ‘kursyera’ nga shkarkimi I Drejtoreve Organizativ ti parashikojë për punësimin e të gjithë Specijalizantëve Privatë.

Merxhane Iseni /SHENJA/

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top