Connect with us

Press24.info

(VIDEO) Arsyetime dhe akuza rreth incidentit me presidenten Osmani!

Maqedoni

(VIDEO) Arsyetime dhe akuza rreth incidentit me presidenten Osmani!

(VIDEO) Arsyetime dhe akuza rreth incidentit me presidenten Osmani!

Shumë zë e versione të ndryshme mbi situatën e krijuar një ditë më parë me presidenten kosovare Vjosa Osmanin në Aeroportin e Shkupit.

Nga TAV, kompania që menaxhon me Aeroportin e Shkupit, pranojnë që kanë zbatuar urdhër nga Ministria e Brendshme e RMV-së, por këmbëngulin se kanë vepruar konform ligjit.

TAV

“Ne i hedhim poshtë kategorikisht akuzat se punonjësi ynë nga departamenti i sigurisë ka tentuar të marrë telefonin. Telefoni i është kërkuar për t’iu nënshtruar kontrollit të detyrueshëm të sigurisë përmes aparatit me rentgen. Konventa e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike i përjashton nga kontrolli i sigurisë vetëm mysafirët zyrtarë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe operatori i aeroportit merr njoftim zyrtar për përjashtime të tilla nga Ministria e Punëve të Brendshme”.

I pyetur se përse një sigurim Kuvendi ka pasur nevojë të intervenoj në Aeroport, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi thotë se ka intervenuar që të qetësoj situatën.

Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit

“Unë nuk jam personi që mund të ju tregoj se çfarë ka ndodhur saktësisht. Unë vetëm kam intervenuar në pjesën për t’u qetësuar situata, që të mos bëhet incident diplomatik dhe mendoj se ka përfunduar ashtu siç duhej. Nëse dikush ka tejkaluar autorizimin zyrtar, duhet të përgjigjet”.

Nga LSM akuzojnë pushtetin se po shfaq tre verzione të ngjarjes, dhe pyet nëse po fshihet versioni i vërtetë.

LSDM

“Publiku është në konfuzion të plotë pas incidentit të djeshëm me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, pasi të gjitha palët dolën me versionin e tyre të ngjarjes. Pyesim, a po fshihet versioni i vërtetë i asaj që ka ndodhur dhe për çfarë arsye?”,

BDI dënon siç e quajnë ata aktin skandaloz me presidenten e Kosovës dhe kërkojnë përgjegjësi për rastin.

 BDI

“Mohimi i incidentit nga zëvendës ministri i Punëve të brendshme, Astrit Iseni, involvimi i paligjshëm dhe anarkik i sigurimit personal të Gashit që nxiti incident edhe më të madh, nuk guxojnë të kalojnë pa përgjegjësi politike bashkë me përgjegjësinë ligjore të të gjithë të involvuarve në këtë skandal diplomatik”.

Njëri nga liderët e VLN-it, Arben Taravari i bënë thirrje opinionit që të ndjekë faktet dhe jo propagandën e BDI-së.

vlen:

“I bëjmë thirrje BDI-së të ndalojë përhapjen e manipulimeve dhe të ndalojë dëmtimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa opinionin e ftojmë të mos bie pre e propagandës së BDI-së”.

Në reagimin e MPB-së të enjten, thanë se një person nga sigurimi i presidents e ka tërhequr të punësuarin në TAV, me qëllim që ajo të kalonte pa telefon të skanuar dhe bagazh dore. Por më vonë bagazhi është kthyer dhe ka kaluar përmes skanerit.

Ndërkaq, nga Zyra e Osmanit akuzuan autoritetet e RMV-së për shkelje të praktikës ndërkombëtare dhe të Konventës së Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike, dhe se, një anëtar i ekipit të sigurisë në Aeroportin e Shkupit ka tentuar t’ia marrë telefonin personal presidentes së Kosovës. Për incidentin Osmani e kishte njoftuar kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi, pas çka kishte ndërhyrë pjesëtarë i sigurimit të tij.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top