Connect with us

Press24.info

(VIDEO) 250 intelektualë i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese të mos kontribuojë në skenarin e destabilizimit

Maqedoni

(VIDEO) 250 intelektualë i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese të mos kontribuojë në skenarin e destabilizimit

(VIDEO) 250 intelektualë i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese të mos kontribuojë në skenarin e destabilizimit

Mbi 250 intelektualë dhe profesorë universitar shqiptarë u nënshkruan në një letër publike drejtuar Gjykatës Kushtetuese, të cilës i kërkojnë të mos e shfuqizojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.

Rektori i UEJL-së Abdulmenaf Bexheti, rektori i Universitetit të Tetovës Jusuf Zejneli dhe i “Nënë Terezës” Izet Zeqiri, janë në mesin e atyre që e kanë nënshkruar këtë letër. Ndërsa, në të njejtën letër janë nënshkruar edhe dekanë, profesorë e intelektual tjetër shqiptar si: Jeton Shasivari, Mersim Maksuti, Agni Dika, Ruzhdi Matoshi, Fati Iseini e të tjerë.

Akademikët shqiptarë i thonë Kushtetueses se dyshojnë që do të bëhen pjesë e realizimit të një skenari me motive politike, por siç thonë si përfaqësues të institucionit më të lartë juridik, i cili sipas Kushtetutës është i pavarur dhe pa ndikime politike, shpresojnë se gjykatësit e Kushtetueses nuk do të lejoni realizimin e skenarëve të tilla.

Intelektualët shqiptarë

“Nga sa kemi pasur rastin të dëgjojmë nga Ju, të nderuar Gjyqtarë, si dhe nga disa përfaqësues të lartë politikë (si, për shembull, deklaratat e Kryeministrit Mickovski, i cili pohon se do të abrogohen vetëm dy-tre nene të ligjit në fjalë), kemi arsye të dyshojmë se mund të bëheni pjesë e realizimit të një skenari me motive politike, që ka për qëllim pikërisht atë që po deklarohet haptas në nivelin më të lartë shtetëror”.

Ata poashtu i bëjnë thirrje gjykatës që mos të lejojnë që vendimet e tyrë të jenë nxitëse të pakënaqësisë apo të përsëritjes së pasojave dhe të aktgjykimeve me motive politike.

Intelektualët shqiptarë

“Mjafton të kujtojmë aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese të vitit 1997, të cilat çuan në ndërhyrje të dhunshme shtetërore në komunat e udhëhequra nga kryetarë shqiptarë të zgjedhur në mënyrë legjitime. Kjo solli ngjarjet tragjike të Gostivarit, ku pati edhe viktima në njerëz. Nuk duhet harruar as aktgjykimi i vitit 2007, i cili çoi në dorëheqjen e Kryetarit dhe të njërit nga anëtarët shqiptarë të Gjykatës Kushtetuese”.

Ata kujtuan se Akti juridik i vitit 2019 e sanksionon një status të tillë të gjuhës shqipe në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. Ky trajtim shtojnë ata është garancë për barazinë, lojalitetin dhe respektin e ndërsjellë të qytetarëve ndaj RMV-së si shtet.

Emine Ismaili /SHENJA/

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top