Connect with us

Press24.info

Vazhdojnë dorëheqjet nga ASH-ja e Taravarit, Sedat Demiri: Nuk u respektua besa e dhënë

Maqedoni

Vazhdojnë dorëheqjet nga ASH-ja e Taravarit, Sedat Demiri: Nuk u respektua besa e dhënë

Vazhdojnë dorëheqjet nga ASH-ja e Taravarit, Sedat Demiri: Nuk u respektua besa e dhënë

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët – krahu i Arben Taravarit në Komunën e Gazibabës , Sedat Demiri ka dhënë dorëheqje nga çdo funksion partiak, dhe ky vendim sipas tij vjen pasi ASH po zhvillon politika jo të favorshme për shqiptarët, duke lejuar emërimin e kuadrove joshqiptare në vende te caktuara.

 

Revoltë tjetër e Demirit është dhe fakti se Taravari ka emëruar nëpër poste njerëz jo adekuat dhe jo meritorë, duke anashkaluar ata që dhanë kontribut për votat e ASH-së.

 

Reagimi i plotë:

 

NUK U RESPEKTUA BESA E DHËNË PRANDAJ LARGOHEM NGA ASH E TARAVARIT

Duke i përcjellur me vëmendje zhvillimet e fundit politike në kuadër të qeverisë VMRO-VLEN, më duhet të vlerësoj se nuk jan aspak të favorshme për shqiptarët. Duke fillur nga mosperfillja nga ana e VMRO-së, e deri te zgjedhja e kuadrove nëpër pozita shtetërore, të cilët ende 30% nuk jan emëruar, sidomos nga grupacioni i Taravarit, pjes e së cilës për fat të keq isha edhe unë. Duke filluar nga eshaloni i parë deri tek i fundit, u emruan shum persona pa asnjë peshë dhe jo profesional. Së fundmi i njëjti grupacion ka bër edhe strukturimin e nëndegëve dhe degëve dhe për fat të keq, të dashuruar në vetvete, disa individ kan filluar partin ta llogarisin pronë të tyre private, pa asnjë përgjegjësi ndaj aktivistëve dhe kontribuesëve. Ata nuk respektuan as procedurat për formimin e nëndegëve dhe degëve, pasi edhe pse isha anëtarë i komisionit, si dhe në krahun e Taravarit dola si nënkryetar dege në komunën e Gazibabës, asnjëher nuk u ftova në ndonjë takim koordinues. Në këtë taborr dola duke iu besuar disa individëve të cilët tani kan pozita të larta partiake, por edhe pse pa e menduar u bashkangjita pas tyre, sepse tek unë besa e dhënë është ligj, pas marrjes së pozitave, nga ana e tyre u harrua besa. Unë me disa shokë kemi humbur 20 vite duke i perkrahur në të gjitha menyrat, pa marr parasysh rreziqet dhe problemet e shumta që kishim nga pushteti gjat asaj periudhe. Por erdhi një moment që u zhveshën dhe e treguan burrnin e tyre. U erdhën shum të buta ulëset ku ata u ulën dhe po mendojnë se do ta ken deri në pafundësi, por për fat të mirë nuk do tu zgjas shumë. Kërkoj ndjesë për këtë sqarim të gjatë, por e ndjeva si obligim ndaj atyre familjarëve, miqëve dhe shokëve që asnjëher nuk më lan vet dhe më përkrahën pa asnjë hamendje. Ndjesë dhe falenderim maksimal. Njëkohësisht ju bëj me dije se prej sod nuk jam pjesë e ASH-së së Taravarit.

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top