Vazhdojnë bastisjet e hebrenjve fanatikë ndaj Harem’ush-Sherif
Zyrtari nga Autoriteti iu Vakëfeve Islame tha se 494 hebrenj fanatikë hynë dje në xhaminë e shenjtë
Kuds
Qindra hebrenj fanatikë nën mbrojtjen e policisë bastisën xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar me rastin e Pashkëve hebreje, transmeton Anadolu.
Një zyrtar nga Autoriteti i Vakëfeve Islame të Kudsit, i cili kërkoi të mbetet anonim, tha për AA se 765 hebrenj fanatikë bastisën xhaminë Al-Aksa në grupe nga Porta Al-Megaribe.
Zyrtari tha se 494 hebrenj fanatikë hynë dje në xhaminë e shenjtë.
Dëshmitarët okularë pohuan se grupi izraelit, i cili bëri turne provokuese në oborrin e xhamisë Al-Aksa, kryente edhe “ritualet talmudike” në pjesë të ndryshme të Mesxhid al-Haram.
Është raportuar se policia izraelite ishte pozicionuar në zonë gjatë bastisjes. Grupet hebreje në fjalë kanë hyrë në xhaminë Al-Aksa në mëngjes dhe se këto hyrje do të vazhdojnë edhe pasdite.
Bastisje të tilla në xhaminë Al-Haram nga hebrenjtë fanatikë shkaktojnë përshkallëzimin e tensioneve në rajon.
Hebrenjtë fanatikë pritet të shtojnë bastisjet e tyre në Al-Aksa për shkak të festës së Pashkëve (Pesach), e cila filloi në mbrëmjen e 12 prillit dhe do të vazhdojë deri më 20 prill.
