Urim Hasipi: Ska rëndësi se spunojnë sallat me rëndësi të emërohen 99 drejtor maqedonas një shqiptarë
Urim Hasipi, gazetar, në një postim në profilin e tij në Facebook ka shprehur kritika të forta ndaj ministrisë së shëndetësisë në lidhje me gjendjen në spitale në Maqedoni.
Ai ka argumentuar se për ministrinë e shëndetësisë nuk është e rëndësishme të merren masa për përmirësimin e kushteve të punës në spitalet, si p.sh. riparimi i sallave dhe ashensorëve në Spitalin e Tetovës. Në vend të kësaj, Hasipi ka akuzuar se ministrisë i intereson më shumë emërimi i drejtorëve, ku 99% e tyre janë maqedonas dhe vetëm 1% shqiptarë.
Kjo deklaratë e Hasipit ka ngritur debat dhe shqetësime në opinionin publik në Maqedoni në lidhje me drejtësinë dhe përfshirjen etnike në menaxhimin e institucioneve shëndetësore të vendit.
Reagimi i plotë
Sallat kirurgjikale në Qendrën Klinike nuk punojnë
Ashensorët në Spitalin e Tetovës nuk punojnë
Kjo nuk është me rëndësi!
Me rëndësi të emërohen drejtorët (99 përqind maqedonas/1 përqind shqiptar)
Shëndetësia që duam.
Ishte ministër nuk ishte kryetar komune