Connect with us

Press24.info

Turqia: Mesazhi ynë ndaj Izraelit është i qartë, nëse dëshironi paqe dhe siguri ndaloni gjenocidin

Bota

Turqia: Mesazhi ynë ndaj Izraelit është i qartë, nëse dëshironi paqe dhe siguri ndaloni gjenocidin

Turqia: Mesazhi ynë ndaj Izraelit është i qartë, nëse dëshironi paqe dhe siguri ndaloni gjenocidin

Drejtori i Komunikimeve të Presidencës së Türkiyes, Fahrettin Altun deklaroi se “Mesazhi ynë për Izraelin është shumë i qartë; nëse dëshironi paqe dhe siguri të përhershme, ndaloni gjenocidin dhe pranoni sovranitetin e Palestinës”, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga llogaria e tij në median sociale, Altun tha se presidenti Recep Tayyip Erdoğan ia ka kushtuar jetën e tij “luftës kundër padrejtësisë dhe shtypjes” dhe se ai gjithmonë ka qëndruar pranë “të shtypurit dhe viktimës”.

“Ai ka qëndruar kundër shtypësve me vullnet, vendosmëri dhe dinjitet. Ata që guxojnë ta kërcënojnë, janë përgjegjës vetë për atë që do t’u ndodhë. Presidenti ynë i nderuar nuk është një lider që dikush mund ta frikësojë apo ta bëjë të heshtë”, theksoi Altun i cili shtoi se qeveria izraelite dhe anëtarët e kabinetit janë pjesëmarrës aktivë në gjenocidin e vazhdueshëm në Palestinë dhe se ata “tashmë janë dënuar” në sytë e opinionit publik botëror.

Altun tha se është vetëm çështje kohe kur ata do të dënohen nga gjykatat ndërkombëtare.

“Ata nuk do të shpëtojnë nga ajo që kanë bërë. Qeveria e Netanyahut po kryen qartazi krimin e gjenocidit. Anëtarët e kabinetit izraelit përpiqen të vazhdojnë këtë gjenocid me veprimet dhe retorikën e tyre. Kjo është arsyeja pse ata bëhen agresivë kur kuptojnë se do të përballen me pasojat e veprimeve të tyre”, tha Altun duke shtuar:

“Mbështetësit e qeverisë izraelite duhet të kenë turp për veten e tyre. Duke legjitimuar dhe lehtësuar spastrimin etnik që kryhet, këta elementë inkurajojnë Izraelin të veprojë me instinktet e tij më të këqija”.

Në vazhdim, Altun tha: “Ata që duartrokasin pa turp dhe pafund Netanyahun në kryeqytetet perëndimore po e tërheqin rajonin tonë në kaos edhe më të madh. Mesazhi ynë për Izraelin është shumë i qartë; Nëse dëshironi paqe dhe siguri të përhershme, ndaloni gjenocidin dhe pranoni sovranitetin palestinez”.
“Nuk do ta lëmë të guxojë të kërcënojë”

Altun tha se drejtuesit e Izraelit e kanë dënuar rajonin me luftë të përhershme. “Përpjekjet për të mbuluar këtë fakt duke manipuluar opinionin publik nuk do të funksionojnë. Ju nuk mund të kamufloni krimet tuaja të luftës duke vënë në shënjestër presidentin tonë të nderuar Recep Tayyip Erdoğan. Türkiye është vend serioz dhe i përgjegjshëm që e ka përkushtuar veten për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon”, tha ai.

“Megjithatë, ata të cilëve u janë errësuar sytë aq sa për të sprovuar durimin tonë, do të marrin përgjigjen e tyre shpejt dhe me vendosmëri. Si Türkiye ne jemi një dhe të bashkuar në çështjen e Palestinës dhe nuk do të lejojmë askënd që të guxojë të na japë mësim apo të na kërcënojë”, potencoi Altun.

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top