Türkiye reagon ndaj mesazheve të ministrit të Jashtëm izraelit
Ankara
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Türkiyes, Öncü Keçeli ka reaguar ndaj postimit në rrjetet sociale të ministrit të Jashtëm izraelit, Yisrael Katz, transmeton Anadolu.
Keçeli ka shpërndarë një postim duke reaguar ndaj ministrit Katz në llogarinë e tij në rrjetet sociale X.
“Për postimin në rrjetet sociale të ministrit të Jashtëm izraelit: Nuk mund të arrini paqen duke vrarë negociatorët dhe duke kërcënuar diplomatët”, tha Keçeli.
Katz, në llogarinë e tij në rrjetet sociale duke synuar diplomatët, tha se flamuri turk në Ambasadën e Türkiyes në Tel Avivit është ulur në gjysëmshtizë, pasi Türkiye shpalli një ditë zie për kryetarin e Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, i cili u vra në Iran.
https://www.aa.com.tr/sq/turqia/turkiye-reagon-ndaj-mesazheve-t%C3%AB-ministrit-t%C3%AB-jasht%C3%ABm-izraelit/3293417