Connect with us

Press24.info

Thesare nga sure “Enbija” rreth përgjigjes së lutjeve të Profetëve

Opinion

Thesare nga sure “Enbija” rreth përgjigjes së lutjeve të Profetëve

Thesare nga sure “Enbija” rreth përgjigjes së lutjeve të Profetëve

Kush lexon suren “Enbija” dhe mediton në thesaret e saj, do të gjejë se Allahu i Lartësuar i është përgjigjur lutjeve të Profetëve.

Le të lexojmë së bashku këto ajete, pastaj të themi sekretin e përgjigjes së lutjeve të tyre.

Ja se çfarë thotë Allahu i Lartësuar në një sërë ajetesh:

“(Përkujto) Edhe Nuhun kur më parë – pat thirrur (Zotin) e Ne ia pranuam atij (edhe lutjen) e atë dhe familjen e tij e shpëtuam nga ai tmerri i madh.”[1]

“(Përkujto) Edhe Ejubin kur iu drejtua Zotit të vet me lutje: Më gjeti belaja, e Ti je më Mëshiruesi ndër Mëshiruesit! Ne iu përgjigjëm atij nga mëshira Jonë, ia hoqëm ato vështirësi që i kishte, i dhamë familjen e tij dhe aq sa ishin ata, dhe e bëmë përkujtim për të devotshmit.”[2]

“(Përkujto) Edhe atë të peshkut (Junusin) kur doli i hidhëruar (prej popullit) dhe mendoi se nuk do t’i vijë më puna ngushtë, po në errësira ai tha se: Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejt vetes! Ne iu përgjigjëm atij, e shpëtuam nga tmerri. Kështu i shpëtojmë Ne besimtarët.”[3]

“(Përkujto) Edhe Zekirijain kur e luti Zotin e vet: Zoti im, mos më lë të vetmuar se Ti je më i miri trashëgues. Ne ia pranuam lutjen e tij, ia dhuruam atij Jahjain dhe ia përmirësuam bashkëshorten atij.”[4]

Me të drejtë, pas leximit të këtyre ajeteve kuranore na lind një pyetje: Cili është shkaku i përgjijgjes së lutjes së Profetëve?

Menjëherë pas këtyre ajeteve, Allahu i Lartësuar e tregon shkakun e përgjigjes së lutjeve të tyre duke thënë:“Ata përpiqeshin për punë të mira, luteshin duke shpresuar dhe duke u frikësuar, e ishin respektues ndaj Nesh.”[5]

Kështu pra, përpiqu të bësh gjithmonë punë të mira, lute Allahun duke shpresuar dhe duke u frikësuar, e ji respektues i ligjeve të Allahut në çdo moment, në mënyrë të atillë që Allahu i Lartësuar t’i përgjigjet lutjes tënde.

Autor: Ismail Kibsi

Përktheu: Elton Harxhi

[1] – Sure Enbija: 76.

[2] – Sure Enbija: 83 – 84.

[3] – Sure Enbija: 87 – 88.

[4] – Sure Enbija: 89 – 90.

[5] – Sure Enbija: 90.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top