Thaçi: Asnjë njeri nuk mund të më bind se VLEN-i është më e fortë se BDI
Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi i ftuar në emisionin Klan Debat në Televizionin Klan Macedonia tha BDI ka mundur VLEN-in në të gjitha kuptimet, dhe nuk ka dyshim se BDI është forcë politike në vend.
“BDI ka numra, ka deputetë. BDI i ka mund ata VLEN-in ndaç me numra, ndaç me deputet, ndaç me gjithçka. Por nuk dua të hy në këto çështje sepse do mendojnë se merrem me ta. Mua askush nuk mund të më bind se VLEN janë më të fortë se BDI, asnjëri. BDI mund edhe të imponoj ndonjë veprim për Ndryshimet Kushtetuese sepse mendoj që kanë kapacitet dhe mund të zgjedhin formë”, tha Thaçi.