Tetova Sot: Pas Tetovës, Izet Mexhiti “ia nguli” edhe Gostivarit!
Paknaqësi të mëdha në VLEN-in për postet e drejtorëve. Siç mëson portali TS përpos në Lëvizjen BESA që kishte rrahje për postet e drejtorëve ka përplsje edhe në LD-në e Izet Mexhitit. Izet Mexhiti ishte si shpresë për të udhëhequr VLEN-in pasi u shkëput nga BDI-ja dhe mori një numër të madh votash nga partia më e madhe shqiptare. Pas hyrjes në qeveri Izet Mexhiti ndryshoi kursin politik afatgjatë, përpos që shpërbleu veten me postin e ministrit dhe katër familjarët e tij ai shkeli mbi djerësn dhe guximin e simpatizuesve të Tetovës dhe Gostivarit.
Bashkim Hasani ish zv/ministri i Mbrotjes doli kundër BDI-së dhe u rreshtu në krah të “Grupit të Zjarrit” ku më pas u formu LD-ja e Izet Mexhitit. Hasani ka qenë një nga faktorët kryesor që ka ruajtur rezultatin në komunën e Gostivarit dhe që ka pasur shumë përkrahje, por që nuk u shpërbly nga Izet Mexhiti.
Siç mëson portali TS, Izet Mexhiti nuk e ka parapa në asnjë postë as zv.ministër e as drejtor në këtë qeveri. Edhe pse Bashkim Hasani u përfol si zv.ministër i MPB-së ai nuk u emëru as në MPB e as nuk është caktu drejtor në asnjë nga ndarja e kulaçit të VLEN-it.
Kreu i LD-së, Mexhiti është fokusuar që të gjithë postet ti ndaj për njerëzit e afërt të tij gjegjësisht nga Çairi dhe Saraji duke shkelur mbi djerësn e Tetovës dhe Gostivarit.
Deri tash siç mëson portali TS, ansjë koordinator të LD-së nuk e ka emëruar në asnjë postë, që i bie pas Tetovës Izet Mexhiti e tradhëtoi edhe Gostivarin.
Gostivari i Bashkim Hasanit ka vetëm një zv/drejtor deri tani ndërsa Tetova ka vetëm një drejtor.
Ndryshe në LD_në e Mexhitit pritet të ketë tronditje të mëdha për shkak të emërimve të drejtorëve duke anashkaluar mbi shumë persona që kanë qenë kyçë në zgjedhjet e fundit parlamentare./TS/