Connect with us

Press24.info

Tërhiqet Gundogan: Faleminderit Gjermani

Sport

Tërhiqet Gundogan: Faleminderit Gjermani

Tërhiqet Gundogan: Faleminderit Gjermani

Mesfushori Ilkay Gundogan është tërhequr nga përfaqësuesja e Gjermanisë. Gundogan, i cili iu bashkua Barcelonës nga Manchester Cityt vitin e kaluar, bëri debutimin e tij për Gjermaninë në vitin 2011 dhe shënoi 19 gola në 82 paraqitje.

“Pas disa javës reflektim, kam ardhur në përfundim se është koha për t’i dhënë fund karrierës sime në përfaqësuese”, ka shkruar Gundogan në rrjetet sociale.

“Mund të shikoj prapa me shumë krenari për 82 paraqitje për Gjermaninë, një numër që nuk mund ta kisha ëndërruar kurrë kur bëra debutimin tim për ekipin kombëtar në vitin 2011. Gjermania ishte nikoqire e Kampionatit Evropian të futbollit dhe si kapiten i ekipit ishte një nder i madh”, ka shkruar Gundogan.
Për sajtin e Federatës së Futbollit të Gjermanisë, përzgjedhësi i Gjermanisë, Julian Nagelsmann foli në superlativë për 33-vjeçarin.
“Jam shumë krenar që Gundogani ishte kapiteni ynë, ai luajti një kampionat fantastik Evropian për Gjermaninë. Inteligjenca e tij gjithmonë më ka magjepsur dhe frymëzuar, ashtu si siguria e tij me topin dhe pasimet e tij të zgjuara dhe të qarta”, ka thënë Nagelsmann.
Selektori i Gjermanisë vazhdoi mesazhin e tij për Gundoganin duke theksuar se ishte lojtar që në plan të parë i kishte bashkëlojtarët.
“Ne presim që lojtarët tanë të luajnë lojë me një mesazh, ashtu siç bëri Ilkay. Ai shkëlqeu shpesh vetë, madje më shpesh lejonte të shkëlqejnë të tjerët në përfaqësuese. Do të në mungojë këmba e tij e mirë dhe idetë e tij të mira”, ka shtuar Nagelsmann, i cili duhet të gjejë një kapiten të ri.
“Ai ishte një person i rëndësishëm dhe kontakt për mua, për ne. Kemi folur shumë edhe për tema jashtë futbollit. Ai është një person inteligjent, reflektues dhe shumë i ngrohtë. Ilkay ishte një kapiten i jashtëzakonshëm, me të cilin do të kisha dashur të vazhdoja të punoja. Dera e përfaqësueses së Gjermanisë nuk mbyllet kurrë, por ne respektojmë vendimin e tij dhe i urojmë vetëm më të mirat për të ardhmen e tij profesionale dhe private”.
Edhe drejtori sportiv i Gjermanisë, Rudi Voeller tha se Gundogan ishte shembull.
“Me shpirtin e tij ekipor dhe dashurinë e tij për lojën, Ilkay ishte një kapiten shembullor brenda dhe jashtë fushës. Ai ishte gjithmonë në kontakt me Nagelsmannin dhe mua. Do të na mungojë”, ka thënë Voeller.
Fjala e fundit e Gundoganit ishte “faleminderit, Gjermani”.

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top