Të kuptuarit e Kur’anit
“Të lexuarit pa e kuptuar është një sëmundje që i ka goditur myslimanët që herët, duke e bërë lidhjen e tyre me shpalljen hyjnore sipërfaqësore dhe të pa dobishme. Ata mjaftohen me leximin e ajeteve dhe dëgjimin e tyre!
Dëgjimi pa kuptuar dhe shikimi pa perceptim janë sëmundje që e bëjnë njeriun fantazmë pa shpirt dhe fantazmat nuk bëjnë asgjë në botën njerëzore; me to asnjë popull i botës së tretë nuk përparon për në botën e dytë dhe as që mundet për në të parën…
Ajetet janë të shumta, të cilat tregojnë se “leximi – tilaveja” është çelësi i informimit, e si mundet të kthehet në artikulim dhe melodi fjalësh me mungesë perceptimi?
A përfitohet prej Kur’anit në qoftë se zbukurohen shkronjat e tij dhe harrohet kuptimi? Sepse shejtani të ka vjedhur mendjen, ndërkohe që ti je duke e lexuar…?
“A nuk po e kuptojnë Kur’anin, apo dryna ka në zemrat e tyre?” (Kur’ani, Muhammed: 24)”
_______________
Shejkh Muhamed El-Gazali, nga libri “E Vërteta e Hidhur”
Nga: Hoxhë Lavdrim Hamja
