Taravari shprehet për Blerim Ramadanin, Është dashur të lirohet, por fatkeqësisht nuk iu dha mundësia
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka deklaruar se është dëgjuar me ish-ushtarin e UÇK-së që po vuante masën e paraburgimit shtëpiak në Maqedoninë e Veriut, pasi u arrestua me kërkesë të Serbisë përmes Interpol.
Sa I përket ikjes së tij Taravari tha se nuk ka informacione, ndërsa shtoi se më herët ka biseduar me Ramadanin.
“Unë e di se Blerim…jam dëgjuar me Blerim Ramadanin, kam biseduar, e di se Blerim Ramadani është dashur prej ditës së parë të lirohet, por fatkeqësisht një prokuror prej Kërçove nuk e la atë mundësi që atë ditë të lirohet dhe e komplikoi situatën, më tutje çfarë ka ndodhur, nuk kam dijeni, besoj që institucionet përkatëse do të japin informata”, deklaroi Taravari.