Talenti i madh kroat përjashtohet për katër vjet nga futbolli
Talenti i madh i futbollit kroat, Mario Vuskovic, është përjashtuar nga futbolli për katër vjet, ka vendosur Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë.
Lojtari 22-vjeçar, i cili luan për Hamburgun në Gjermani, është pezulluar që nga viti 2022 për shkak të një skandali dopingu. Gjithçka zgjati dy vjet dhe u llogarit në atë periudhë.
Mediat gjermane sot raportojnë se CAS e ka shpallur vendimin e saj sot, ku thuhet se Mario Vuskoviv do të përjashtohet nga futbolli për një periudhë katërvjeçare.
Në atë periudhë janë përfshirë dy të mëparshmet, në të cilat ai ishte i suspenduar, ndaj do të mund të rikthehet në fushë në vjeshtën e vitit 2026.
Mbrojtësi i ri i Hamburgut konsiderohej si një talent i madh i futbollit kroat dhe këtë e dëshmon fakti se për kombëtaren U-21 luajti deri në 15 ndeshje dhe do të kishte më shumë nëse nuk do të kishte pezullim.
Gjykata e Federatës Gjermane të Futbollit e shpalli Vuskovicin fajtor për doping në mars të vitit të kaluar. Ndërsa avokatët e tij kërkuan një lirim, Agjencia Botërore Anti-Doping (WADA) kërkoi një pezullim katërvjeçar, gjë që u konfirmua sot.
Kujtojmë se Vuskovic u dënua për shkak se në mostrën e urinës i ishin gjetur gjurmë të eritropoietinës. Është një hormon që stimulon prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut, gjë që në fund lejon gjakun të thithë më shumë oksigjen në trup.