Ta shesësh gjithë botën për hiçgjë, është dashuria
Dr. Adnan Teksen
Një nga tiparet më të spikatura të kohës sonë është zhveshja e jetës nga thelbi dhe reduktimi i saj i plotë në formë. Forma pa thelb pas njëfarë kohe kthehet në objekt vitrine. Përhapja e mjeteve vizuale të kulturës dhe të komunikimit e çon më tej këtë reduktim, deri në shndërrimin e formës në imazh. Në këtë kuptim, pozitajonë përballë realitetit është ajo e spektatorit. E perceptojmë botën përmes imazhit që na paraqitet si realitet.
Për këtë arsye, sociologu postmodern francez Jean Baudrillard thekson se jetojmë në epokën e simulakrës.
Kur simulakra kombinohet me një tjetër tipar dominues të kohës sonë, prirjen për kategorizim, të vërtetat shkëputen nga jeta dhe shndërrohen në objekte holografike që herëpashere u ekspozohen klientëve në vitrinë.
Në këtë kontekst, vendosja e dashurisë në ditë dhe javë të caktuara të vitit është edhe ajo një lloj simulakre, pra një akt shtirjeje. Ditë si Dita e Nënës, Dita e Babait, Dita e të Dashuruarve, na ndihmojnë ta qetësojmë ndërgjegjen duke ua huazuar shpirtin simulakrave.
Dita e të Dashuruarve është një mashtrim që na ofrohet për të luajtur lojën e dashurisë në një botë ku dashuria, si një dimension njerëzor dhe hyjnor, është dëbuar nga jeta jonë.
Thua se dashuria është diçka që mund të kryhet e të mbarohet punë me të në një ditë të vetme…
Hüsrev Hatemi, në librin Akşam Gümrükçüleri, shkruan:
Nuk je, dashuri, mes njerëzve
veç rrënojat e afrimeve të shkurtra.
Kurse Orhan Veliu thotë:
E pamundur është
të shkruash poezi
kur je i dashuruar.
Sot nuk ka më dashuri që do t’i pengonin poetët të shkruanin vargje.
Sot, siç thotë Osman Konuk në një poezi të tij, mes të rinjve të kohës sonë, mjeti i dashurisëngjan me gjuhën e një të çmenduri, të fryrë së shpalluri dashurinë.
Por në një botë ku çdo gjë është komercializuar dhe reduktuar në sasi, mikja më besnike e dashurisë mbetet letërsia. Në mes të rrënojave, shkrimtarëtjanë ata që kërkojnë gjënë më të çmuar për njeriun.
Në kalimin nga bota shpirttharë prej obsesionit me prodhimin, të epokës industriale, në botën virtuale të epokës elektronike, letërsia është bastioni i fundit i dashurisë.
Përballë mënyrës moderne të të jetuarit dhe të të menduarit, që këmbëngul të na i ndajë në sektorë të ndryshëmjetën, shpirtin dhe zemrën, letërsiai bëhet mburojë dashurisë.
Në këtë kuptim, aq më shumë rol i takon letërsisëpër ringjalljen e dimensionit shpirtëror që kjo epokë e ka humbur. (“Poetët janë njerëz të zemrës”thotë Galibi).
Sidomos në letërsinë që ushqehet nga Islami, dashuria është një lidhje mes njerëzores dhe transhendentales.
Transhendenti i ka falur dashurinë njeriut, por stacioni i fundit i saj është transhendentja. Prandaj poeti thotë: “Dashuria qenkësh gjithçka në këtë botë/dhe dija s’qenkësh veçse fjalë e kotë.” Sepse dashuria përfundimisht është gjendje, cilësipërtej asaj që mund të shprehë fjala. Nëse dashuria është det, atëherë fjala është një kupë me dorëz të thyer.
Dashuria nuk është vetëm mjet, por një atmosferë që mbështjell si dashuruesin, ashtu edhe të dashuruarin. Prandaj, në Hüsnü Aşk të Shejh Galibit, nuk është Ashkuqë bie në dashuri me Hysnin, por është Hysnibie në dashuri me Ashkun.
Sepse objekti i dashurisë është vetë dashuria…
Për ta përmbyllur, po citoj disa vargje të Eşrefoğlu Rumit, që vënë në pah dimensionet e ndryshme të dashurisë:
Ta shesësh gjithë botën për hiçgjë, është dashuria.
Ta derdhësh gjithçka dhe të ikësh, është dashuria.
Të tjerëve nektarin t’u japësh,
Dhe vetë të pish helmin, është dashuria.
Kur fatkeqësitë si shi bien nga qielli,
Të hapësh ballin për t’i pritur, është dashuria.
Një det zjarri në qoftë kjo botë,
Të hidhesh në të, është dashuria.
