Connect with us

Press24.info

Superliga Turke, me kontributin e futbollistëve shqiptarë Muçi dhe Rashica, Beşiktaşi fiton ndaj Antalyasporit

Sport

Superliga Turke, me kontributin e futbollistëve shqiptarë Muçi dhe Rashica, Beşiktaşi fiton ndaj Antalyasporit

Superliga Turke, me kontributin e futbollistëve shqiptarë Muçi dhe Rashica, Beşiktaşi fiton ndaj Antalyasporit

Beşiktaşi ka fituar ndaj Antalyasporit në ndeshjen e javës së dytë të Superligës Turke, me një rezultat prej 4-2, ndërsa ka shënuar gol edhe futbollisti i kombëtares shqiptare Ernest Muçi, raporton Anadolu.

Goli i parë i ndeshjes erdhi nga Samudio i ekipit mysafir Antalyaspor në sekondën e 23-të.

Ndërsa Beşiktaşi iu kundërpërgjigj menjëherë me golin e sulmuesit të tyre të ri, italianin Ciro Immobile, në minutën e 13-të, me një asistim të bërë nga futbollisti kosovar Milot Rashica.

Ciro Immobile shënoi përsëri në minutën e 23-të duke e mundësuar ekipin e tij të kaloj në avantazh, 2-1.

Pjesa e parë e ndeshje përfundoi me këtë rezultat, ndërkaq Antalyaspor menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë në minutën e 51-të rezultatin e solli në 2-2 me golin e Samudio.

Më pas Rafa Silva në minutën e 56-të e kaloi në epërsi Beşiktaşin me 3-2, me një asistim të bërë nga futbollisti kosovar Milot Rashica.

Goli i fundit i ndeshjes erdhi nga Muçi në minutën e 90+5, duke e bërë rezultatin 4-2.

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top