Connect with us

Press24.info

Sulmi si stafetë, ja strategjia e Interit. Lautaro e nis titullar, por Taremi i “merr” vendin

Sport

Sulmi si stafetë, ja strategjia e Interit. Lautaro e nis titullar, por Taremi i “merr” vendin

Sulmi si stafetë, ja strategjia e Interit. Lautaro e nis titullar, por Taremi i “merr” vendin

Një tredhëmbësh kundër Xhenoan. Dhe nuk është një ndryshim befasues i formacionit për Simone Inzagin. Një tredhëmbësh për në Xhenova është luksi që ka Interi për të nisur garën në kampionatin italian.

 

TAREMI- Taremi është mirë dhe është korrekte që ta nisim diskutimin nga këtu.  Po stërvitet me grupin dhe dëmtimi muskulor në kofshën e majtë është një kujtim. Iraniani ka “djegur” etapat sepse në fillim u mendua se prezenca e tij për ditën e nesërme ishte e pamundur. Por sulmuesi iu përgjigj shumë mirë terapive dhe ky është një sinjal që jep besim edhe për të ardhmen. Diçka që shkon në të njëjtën linjë me “historikun” e dëmtimeve të tij. Taremi është një lojtar që mund t’i besosh gjithmonë dhe për këtë ka nevojë Interi. Sepse plani i Inzagit është që të alternojë iranianin me Lautaron dhe Turamin në mënyrë që t’i menaxhojë forcat e tyre në optikën e një sezoni të gjatë, të lodhshëm dhe nervozues. Asnjë prej skuadrave kryesore të Italisë në sezonin e kaluar nuk i ka “shtrydhur” sulmuesit ashtu siç ka bërë Inzagi me 3461 minuta për Lautaron, 3366 për Turamin. Për të kuptuar pse ndodh kjo mjafton të shohim që Arnautoviç ka luajtur 1141 minuta dhe Sançez 1110 minuta. Ja pse me Taremin nuk do të ndodhë kjo.

PLANI- Dhe ky ndryshim do të duket që në ndeshjen kundër Xhenoas. Trajneri ka ndërmend që ta impenjojë iranianin gjatë ndeshjes. Kjo është një lëvizje e programuar, pavarësisht asaj që do të thotë fusha e lojës. Taremi nuk mund të ketë në këmbët e tij një minutazh të plotë, por sigurisht që është i gatshëm të luajë 30 minuta. Dhe për Inzagin ky është një nga lajmet më të mira. Sepse Turam në Londër ka dhënë përgjigje pozitive në aspektin fizik, ndërsa për Lautaron ka ende pikëpyetje. Kapiteni do të zbresë në fushë dhe për këtë nuk ka dyshime, por kjo është ndeshja e tij e parë e sezonit. Do të luajë pa pasur mundësinë që të testojë veten në një miqësore. Sigurisht që parametrat e tij fizikë, sipas stafit të Inzagit, janë optimalë. Por është logjike të mendosh që në një pikë të ndeshjes Taremi t’i japë një dorë skuadrës.

HERA E PARË- Iraniani ndoshta do të riniset aty ku “ngeci” me gola dhe besimin e fillimit të fazës përgatitore. Tani i takon Inzagit që të menaxhojë 3 sulmuesit. Është diçka që Interi thuajse nuk e ka pasur kurrë në sezonet e fundit. Ndoshta vetëm në pjesën e dytë të vitit me Inzagin që shkuan në finalen e Champions-it, kur trajneri kishte Lautaron, Xhekon dhe Lukakun. Me Konten, sulmuesi i tretë ishte shumë larg atyre dy titullarëve. Ose më saktë, nuk ishte gati në aspektin fizik pasi vuante prej mungesave. Flasim për Aleksiz Sançez. Tani trajneri ka luksin që të ketë 3 titullarë për të mos bërë më gabimet e së shkuarës në Champions. Skuadra me Atletikon shkoi e lodhur, por këtë herë nuk ka justifikime.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI- PANORAMASPORT.AL

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top