Sulmet izraelite në seri në shkollat e Gazës në pak ditë
Sulmi në agim i ushtrisë izraelite ndaj një shkollë në Gaza, i cili vrau më shumë se njëqind njerëz, është vetëm i fundit në një seri sulmesh ndaj shkollave në enklavën palestineze në ditët e fundit. Viktimat ishin duke falur namazin e mëngjesit.
Më poshtë është një përmbledhje e tyre me bilance tragjike:
8 gusht – Avionët izraelitë bombarduan shkollat Abdul Fattah Hamouda dhe Zahra në lagjen Al-Tuffah në lindje të qytetit të Gazës. 17 civilë u vranë, 16 rezultojnë të zhdukur, dhjetëra u plagosën, mes tyre fëmijë dhe gra.
4 gusht – Avionët luftarakë izraelitë bombardojnë shkollat Al-Nasr dhe Hassan Salameh në lagjen Al-Nasr në perëndim të qytetit të Gazës, duke vrarë 30 palestinezë dhe duke plagosur 19 të tjerë.
3 gusht – Forcat izraelite bombarduan shkollat Al-Hamama dhe Al-Huda, të cilat strehojnë njerëz të zhvendosur në lagjen Sheikh Radëan në perëndim të qytetit të Gazës, duke vrarë 17 persona, përfshirë fëmijë dhe gra, dhe duke plagosur 60 të tjerë.
1 gusht – Forcat izraelite bombardojnë shkollën Dalal al-Maghrabi në lagjen Shujaiya të Rripit lindor të Gazës, duke vrarë 15 palestinezë dhe duke plagosur 29 të tjerë.