Stoilkovic e thotë hapur: Jam Putinist, e pranoj, ҫ’të keqe ka këtu!
Zëvendëskryeministri dhe ministri i marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve Ivan Stoiljkovic nuk sheh asgjë të diskutueshme për sa i përket bindjeve të tij politike Stoiljkovic nuk i mohoi vërejtjet e kundërshtarëve politikë dhe të një pjese të publikut se është Putinist.
“Asgjë nuk është e diskutueshme”, tha Stoilkovic mes tjerash duke e pranuar se është Putinist me bindje .
Pas vërejtjes së gazetarit se nuk është naive të kesh një njeri me bindje Putiniste në qeverinë e një vendi anëtar të NATO-s, Stoiljkoviq tha: “Po, por ai njeri e pranon qeverinë e Republikës së Maqedonisë dhe punon sipas programit të propozuar të paraqitur. nga kryeministri Hristijan Mickoski dhe i përkrah të gjitha ato pika të paraqitura në program. Çfarë diskutohet këtu?”
Propozimi i Mickoskit që Ivan Stoiljkoviq të drejtojë departamentin për marrëdhënie ndërmjet komuniteteve dhe të jetë zëvendëskryeministër shkaktoi reagime të shumta në publik për shkak të qëndrimeve të kandidatit pro Kremlinit. Kryeministri Mickoski, pas emërimit të tij, i pyetur se çfarë do të nënkuptojnë qëndrimet e Stoiljkoviqit për pozicionimin strategjik të shtetit në kontekstin e politikës së jashtme, theksoi se pret që ai dhe ministrat e tjerë të kenë qëndrim promaqedonas.
Kutjojmë, Stoiljkovic është një nga politikanët e paktë në rajon, përveç Milorad Dodik, i cili ishte i ftuar në forumin e sigurisë të vitit të kaluar në Moskë, nën kujdesin e Këshillit të Sigurimit Rus, dhe gjithashtu merr pjesë në pothuajse të gjitha festimet dhe shënimet e datave të rëndësishme të organizuara nga Ambasada e Federatës Ruse në Shkup.