Skandal në Klinikën e Kozles: Drejtoresha Simonovska në shëtitje jashtë vendit pas vdekjes tragjike të një fëmije!
Pas vdekjes tragjike të një fëmije 14-muajsh në Klinikën e Kozles, ku mjekët bënë një neglizhencë fatale, drejtuesit e klinikës nuk kanë marrë asnjë masë konkrete. Në vend që të japin llogari për këtë humbje të pariparueshme dhe të përballen me pasojat, drejtoresha e Klinikës së Kozles, Karolina Simonovska, ka zgjedhur të largohet jashtë vendit në një shëtitje me ekipin e saj.
Ky skandal ka tronditur opinionin publik dhe ka ngjallur zemërim të madh mes qytetarëve, të cilët me të drejtë pyesin: A kaq vlen jeta e një fëmije në këtë vend? Ndërkohë që familja e fëmijës jeton në dhimbje të papërshkrueshme, drejtuesja e klinikës duket se ka preferuar të shpëtojë nga përgjegjësia duke shëtitur jashtë vendit.
“Pres masa dhe përgjegjësi nga drejtorët e të dyja klinikave ku ndodhi ky neglizhencë e rëndë,” deklaroi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, duke shtuar se kjo është një dëshmi e dështimit të sistemit.
Kozle, njëherë e njohur për kujdesin ndaj fëmijëve, tani po përballet me një krizë të thellë morale dhe menaxheriale. Imagjinoni, o popull, në çfarë gjendjeje është kjo klinikë, kur drejtuesit e saj e kanë luksin të shëtisin jashtë vendit, ndërsa jeta e një fëmije shuhet pa asnjë përgjegjësi.