Connect with us

Press24.info

SKANDAL/ Mexhiti në vend se për shqiptarët, flet për VMRO-në në Tiranë

Shqipëri

SKANDAL/ Mexhiti në vend se për shqiptarët, flet për VMRO-në në Tiranë

SKANDAL/ Mexhiti në vend se për shqiptarët, flet për VMRO-në në Tiranë

Në samitin që po mbahet në Tiranë, ku po merr pjesë edhe zv/kryeministri Izet Mexhiti, ky i fundit në pyetjen se si po gjinden në Qeverinë e re dhe se sa e ndjejnë faktorin shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova, ky i fundit në vend që të shpalos se si janë duke i përfaqësuar shqiptarët në Qeveri, gjithë kohën ia kushtoi VMRO-DPMNE-së.

Mexhiti gjatë gjithë fjalimit të tij u mundua ta paraqesë VMRO-DPMNE-në si një parti pro-evropiane dhe më ndryshe nga ajo VMRO e Nikolla Gruevskit, e që edhe me këtë të fundit Izet Mexhiti ka qenë pjesë e koalicionit qeverisës atë kohë, duke harruar se VMRO-DPMNE as që ka vullnet dhe as që ka në platformën e tyre qeverisëse ndonjë projekt që drejton vendin kah BE.

Gjithashtu, Mexhiti ka folur edhe për ndryshimet kushtetuese, duke shprehur pesimizmin e tij se nuk kanë mundësi të arrijnë 80 deputet aq sa janë të mjaftueshëm për ndryshimet kushtetuese.

Megjithëse, Mexhiti në mes të Tiranës në fokus e kishte ta paraqesë VMRO-në si një VMRO e re me një qasje tjetër, kujtojmë se për 2 muaj rresht që nga formimi i Qeverisë së re VMRO-VLEN, Mickovski maksimalisht është duke u munduar të zhbëjë të gjitha të arriturat e shqiptarëve për dy dekada me radhë, përfshirë edhe tentativat për ta bllokuar projektin më kapital që shqiptarët e kanë pritur me vite, Korridorin 8.

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top