Shtohet numri i serbëve në Qeveri, Dalibor Kitanoviҫ emrohet drejtor, ja në cilin institucion!
Emërohet Dalibor Kitanovic si drejtor i Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve në Maqedoni. Kitanovic është një pjesëtar i komunitetit serb në Maqedoni dhe një mbështetës dhe aktivist i Partisë Demokratike Serbe.
Njoftimin për emërimin e tij e ka bërë publik ish-drejtori boshnjak i kësaj agjencie, Xhelal Hoxhiç.
Profili i Kitanovicit në Facebook tregon se ai është një mbështetës i shprehur i shtetit serb. Ai gjithashtu është i njëjtë me liderin e Partisë Demokratike Serbe, Ivan Stoilkovic, në mënyrën e tyre të mosnjohjes së shtetësisë së Republikës së Kosovës. Në profilin e tij në Facebook shihen shumë fotografi me flamuj të Serbisë dhe një foto me kryeministrin e Maqedonisë, Kovaçevski, dhe presidentin serb, Vuçiç.
Kjo zgjedhje e qeverisë për Drejtorin e ri tregon një qëllim të qartë për rritjen e numrit të udhëheqësve jo-shqiptarë dhe ata që janë kundër Kosovës në institucionet e vendit, duke sjellë ndër të tjera dyshime në lidhje me qëndrimin ndaj komunitetit shqiptar.