Connect with us

Press24.info

“Shteti i ri Bektashi”, historiani Paskal Milo: Krijon shqetësime të brendshme dhe probleme me Turqinë

Opinion

“Shteti i ri Bektashi”, historiani Paskal Milo: Krijon shqetësime të brendshme dhe probleme me Turqinë

“Shteti i ri Bektashi”, historiani Paskal Milo: Krijon shqetësime të brendshme dhe probleme me Turqinë

Ish-ministri i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë, historiani Paskal Milo, muaj më parë ka deklaruar se krijimi i shtetit të ri bektashian – një ide e promovuar nga kryeministri Rama, mund të krijojë shqetësime të brendshme, por edhe aspekt të marrëdhënieve ndërkombëtare të R. së Shqipërisë. Sipas historianit Milo, ideja për një shtet të ri bektashian, mund të jep hapsirë të re edhe për komunitetet tjera fetare, që të krijojnë të njëjtin status siç po duan bektashinjtë, ndërsa kjo situatë mund të sjell pakënaqësi dhe të dëmton harmoninë.

Historiani Paskal Milo, gjithashtu pati deklaruar se ideja për një shtet të ri bektashian brenda Shqipërisë, është një ide e kahmotshme e Edi Ramës, ndërsa “shteti bektashi” do të krijonte problem me Turqinë.

“Ka një rrezik që qëndron në faktin që kjo mund të ngjallë dilema, pakënaqësi, ambicie në komunitetet e tjera fetare, që mund të kërkojnë të njëjtin status. Mund të krijojë një pakënaqësi më të thellë që mund të dëmtojë harmoninë. Bëhen krahasime që do ketë statusin e Vatikanit, është krejtësisht e gabuar, ata që e thonë s’kanë kulturën e të drejtës ndërkombëtare. Nëse do marr statusin e Vatikanit, ajo cenon sovranitetin e vendit, s’mund të ketë një shtet brenda shtetit. Atëherë do ketë nevojë për njohje ndërkombëtare, duhet të ketë edhe njohje diplomatike, të akreditohen ambasadorë pranë këtij shteti të ri. A është në përputhje me Kushtetutën? Por duhet të ketë edhe përfaqësim ndërkombëtar, sepse Vatikani ka edhe përfaqësim ndërkombëtar. Jemi në limitet e prekjes së Kushtetutës.
Do krijonte probleme me fqinjët, por edhe me vende si Turqia, apo vende të tjera ku ka popullsi bektashi, shiite. Irani, Iraku, vende të tjera. A do ta ketë ky shtet të drejtët të përfaqësojë edhe shiitët e Turqisë, Iranit, Irakut. Lind një problem i madh. Jam i bindur që takimi me Erdoganin, kjo ka ka qenë në qendër të bisedimeve. Si do ta presë Turqia? S’e shikon si sfidë? Para disa muajsh ambasadori i Turqisë në Tiranë ka bërë një deklaratë ku akuzon Baba Mondin për marrëdhëniet me Izraelin. Aq më tepër Erdogan ka pakënaqësi për kreun e KMSH. Jemi anëtarë të Konferencës Islamike, edhe atje do ketë ndikim, pakënaqësi. Edhe brenda vendit krijohen shqetësime, edhe në planin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Këto duhen parë me balancë, të trajtohen me kujdes”, kishte deklaruar për mediet shqiptare muaj më parë, ish-ministri i Punëve të Jashtme të R. së Shqipërisë
, historiani Paskal Milo.

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top