“Shpresoj që kolegët nga VLEN do të mbushen mend”, Minҫev i cilëson të “paditur”, Mexhitin, Taravarin, Kasamin dhe Gashin
Ministri i Administratës, Goran Minçev nga ZNAM thotë se më së paku e ka ndërmend që të provokojë njërin prej partnerëve të koalicionit në lidhje me vendimin për uljen e përqindjes në përfaqësimit e shqiptarëve në administratë, shkruan TV21. Minçev thotë se me këtë vendim po e zbaton vetëm ligjin.
“Unë shpresoj që kolegët nga VLEN do të mbushen mend, të harxhojnë më tepër vëmendje në leximin e ligjeve aktuale dhe do të përkushtohen në zbatimin e këtyre ligjeve, dhe nuk do të merren me tema të politikave ditore”, deklaroi Minçev/tv21.tv