Connect with us

Press24.info

Shkatërrohet një grup që merrej me fajde në Prishtinë

Kosovë

Shkatërrohet një grup që merrej me fajde në Prishtinë

Shkatërrohet një grup që merrej me fajde në Prishtinë

Një nën me dy djemtë e saj dhe bashkë me një person të katërt iu shkatërrua grupi i fajdesë që kishin në Prishtinë.

Detajet se si u zhvillua e gjithë ngjarja e si filluan hetimet për grupin e fajdeve në kryeqytet po transmetohen sonte në Kallxo Përnime.

Në emision gjithashtu po zbulohen edhe materiale ekskluzive të përgjimeve e dhe skema e fajdeve.

Aksioni u zhvillua nga Policia e Kosovës më 19.07.2024.

Katër lokacione në Prishtinë, dy banesa, një shtëpi dhe një ‘qebaptore’ u bastisën nga zyrtarët e Policisë.

Në këtë aksion kundër të dyshuarve për përfshirje në veprën penale fajde dhe detyrim policia arrestoi katër persona.

Miradije Xhemshiti, dy djemtë e saj, Lorik dhe Valon Xhemshiti, dhe Mergim Zeqiri, janë katër të arrestuarit.

Në Dosje u shpjegua në detaje se si viktima u përball me të dyshuarit e se si paratë u sollën nga të dyshuarit tek viktima dhe e kundërta.

Në po të njëjtën Dosje u prezantuan edhe provat që Policia e Prokuroria tashmë kanë në duart e tyre, përmes të cilave vecse u shfaqën dyshimet e para për t’ia hapur rrugën hetimeve.

Prokurori i rastit, Arben Hoti e vlerësoi se provat janë të mjaftueshme për të bërë që të filloi aksioni mu në qendër të Prishtinës.

Aksioni u zhvillua nga ekipet speciale të Policisë së Kosovës, lokacionet që ishin cak u kontrolluan e të gjësendet e gjetura u sekuestruan, teksa u bë edhe konfiskim i pasurisë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top