“Shfrytëzoni luftën në Ukrainë për të vjedhur”, Çupi përplaset me Peleshin: Përse miratuat ligje me procedura të përshpejtuara, ku do i çoni 3 pronat shtetërore?
Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi i është drejtuar ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi lidhur me miratimin e disa ligjeve gjatë seancës së sotme në Kuvend.
Çupi tha përse i kaluat ligjet me procedura të përshpejtuara, kur ne jemi një vend demokratik dhe në një situatë normale.
Teksa akuzoi edhe për vjedhje dhe padrejtësi sipas saj që përdoret rasti i luftës në Ukrainë, teksa e cilësoi si arsye që përdoret për marrjen e pronave shtetërore.
Dhurata Çupi: “Në seancën e fundit u trajtua ligji për policinë në emergjentë, ligji në emergjentë dhe për emergjentë duke shfrytëzuar luftën në Ukrainë. Shqipëria nuk është në luftë z.ministër.
4 ligje të mbrojtjes me procedura të përshpejtuara, ligji për policin e shtetit po ashtu, ne jemi vend demokratik z. ministër kemi 34 vite pse të shfrytëzohet lufta në Ukrainën për të kaluar ligjet e për të vjedhur ju.