Shefi i sigurimit të Gashit, Sabedin Sinani, u konfrontua me dy policë shqiptar në aeroport?!
Indeks.mk merr vesh që Sabedin Sinani, krye-shef i sigurimit të Afrim Gashit është personi që ka shkaktuar tensione dhe incident në aeroportin e Shkupit.
Burime jozyrtare të indeks.mk bëjnë me dije se ishte pikërisht Sinani ai që ka shkaktuar incidentin duke sulmuar e “kërcënuar” dy shqiptarë, persona zyrtarë, policë, që janë të obliguar tē kujdesen për sigurinë e pasagjerëve në aeroport.
Pas konfrontimit, është po Sinani ai që ka sulmuar dy shqiptarët në aeroport.
Ndryshe, ende nuk ka raport zyrtarë nga MPB për ngjarjen në fjalë, edhe pse incidenti i madh me kërcënim armësh ndodhi në mes të aeroportit të Shkupit.