Shefi i diplomacisë turke: Me vra’sjen e Haniyeh-it, Izraeli ka vra’rë edhe paqen
Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ka deklaruar se me vrasjen e shefit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, Izraeli ka vrarë edhe paqen, transmeton Anadolu.
“Unë i shpreh ngushëllimet e mia familjes së tij, kombit palestinez dhe botës islame. Dhe ata nuk duhet të harrojnë se me vrasjen e atij, ata vranë edhe paqen”, tha Fidan në një intervistë të drejtpërdrejtë me transmetuesit lokal.
Fidan tha se kryeministri izraelit “ka marrë peng Amerikën”.
“Netanyahu e di mirë këtë. Ai e ka marrë peng Amerikën. Nëse hyn në një luftë në Liban, SHBA-ja nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse të shkojë në luftë për ta mbështetur atë”, shtoi ai.
Shefi i byrosë politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, u vra në kryeqytetin iranian Teheran në orët e vona të së mërkurës. Hamasi dhe Irani fajësuan Izraelin për vrasjen, por Tel Avivi ende nuk e ka konfirmuar apo mohuar përfshirjen e tij.
Haniyeh, i cili ishte në Teheran për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit iranian, Masoud Pezeshkian, u vra në një sulm ajror në një shtëpi mysafire.
Shefi i diplomacisë turke: Me vra’sjen e Haniyeh-it, Izraeli ka vra’rë edhe paqen