Sela: Pyeteni Taravarin se si ndjehet kur njeriun që e ka mveshur me pushtet i liron kriminelët e 27 prillit?!
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Punëve të Brendshme, Pane Toshkovski, i cili ka paralajmëruar procedura kundër individëve që dikur ishin të paprekshëm. Sela ka shprehur bindjen se ata nuk janë nën presion dhe nuk do të largohen nga misioni i tyre për të mbrojtur votën e qytetarëve shqiptarë përmes Frontit Evropian.
Ai ka kujtuar se kishte paralajmëruar për këtë situatë gjatë fushatës zgjedhore, kur lideri i partisë VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, kishte organizuar demonstrata me mbështetësit e tij para zgjedhjeve që u konsideruan të dyshimta. Sela ka kërkuar që ata të përgjigjen se ku do të pranojnë legjitimitetin e tyre, duke refuzuar të pranojë se një qeveri nuk pranon.