Connect with us

Press24.info

‘Samo za tebe Izet, samo napred”, gazetari tetovar “godet” Qeverinë për gjuhën shqipe: Po diskriminoni komunitetin e dytë më të madhë në vend!

Maqedoni

‘Samo za tebe Izet, samo napred”, gazetari tetovar “godet” Qeverinë për gjuhën shqipe: Po diskriminoni komunitetin e dytë më të madhë në vend!

‘Samo za tebe Izet, samo napred”, gazetari tetovar “godet” Qeverinë për gjuhën shqipe: Po diskriminoni komunitetin e dytë më të madhë në vend!

Gazetari tetovar, Urim Hasipi përmes një statusi në rrjetet sociale ka “goditur” Qeverinë për mos respektimin e gjuhës shqipe, pas ngjarjes që u regjistrua mes Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe Krerëve të komunave nga rajoni i Pollogut.

Hasipi ka thënë se shqipja nuk u respektua nga autoritetet edhe pse në takim ishin 5 kryetar komunash nga komuniteti shqiptar dhe vetëm ministri dhe një kryetar komune ishin maqedonas.

Siҫ njofton gazetari Hasipi edhe njoftimi për media ka qenë vetëm në gjuhën maqedonase.

Sipas tij, këta kryetar të komunash përfaqësojnë rreth 200 mijë banorë, apo pjesën më të madhe të shqiptarëve që jetojnë në Maqedoninë e veriut dhe mos respektimi i gjuhës shqipe është diskriminim klasik.

Reagimi i plotë:

Samo za tebe,a Za mene ?
Vetëm për Ty, a për mua?
Sakatohet edhe Bordi I Fondit për Inovacione.Asnjë shqiptar prej 7 anëtarëve
Pesë kryetar shqiptar, ministri maqedonas, gjuha shqipe askund, komunikata vjen në gjuhën maqedonase.
Në takimin e kryetarëve të komunave të Pollogut me ministrin e vetqeverisjes lokale gjuha shqipe nuk respektohet, nuk figuron askund.
Siç shihet nga fotografitë e lëshuara për media, nga pres qendra e shërbimit qeveritar, në takim kanë marrë pjesë kryetarët e komunave të rajonit të Pollogut edhe atë, kryetari I komunës së Tetovës Bilall Kasami (shqiptar), kryetari I komunës së Tearcës Nuhi Neziri (shqiptar), kryetari I komunës së Bogovinës Besnik Emshiu (shqiptar), kryetari I komunës së Gostivarit Valbon Limani (shqiptar0, kryetari I komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu (shqiptar) dhe kryetari I komunës së Jegunocit (maqedonas).
Pra, këta kryetar të komunave përfaqësojnë rreth 200 mijë banorë, apo pjesën më të madhe të shqiptarëve që jetojnë në Maqedoninë e veriut.
Këta kryetar të komunave përfaqësojnë komunitetin e dytë më të madh në vend, që të drejtën e tyre e kanë të garantuar për të përdorur gjuhën shqipe edhe atë, përfaqësojnë komunat ku gjuha shqipe është zyrtare.
Prandaj, diskriminimi bëhet që në fillim, e çka mund të pritet nga fondet e qeverisë në Pollog tutje, kur diskriniminimi fillon që në takimin e parë.
Kryetarët e komunave që ishin sot në takim, nuk është dashur që të vazhdojnë diskutimin më tutje derisa nuk sigurohet dygjuhësi.
E tërë kjo është e faktuar me fotografi dhe video. Në ndërkohë, qeveria e Maqedonisë, ka filluar praktikë të re. Fillimisht komunikatën e lëshon në gjuhën maqedonase për media, pastaj pas një kohe e lëshon në dy gjuhë, ndodh me orë të tëra që të jetë në dy gjuhë.
Pra, pesë kryetar shqiptar takohen me ministrin maqedonas dhe komunikata e parë vjen në gjuhën maqedonase.
Katrahura anti shqiptare vazhdoi me emërimet dhe shkarkimet sot. Nga bordi I fondit për inovacione janë shkarkuar 7 anëtarët bashkë me kryetaren, ku prej tyre 3 kanë qenë shqiptar.
Paramendoni, të shtatë që janë emëruar janë maqedonas, asnjë shqiptar.
Ani Izet samo napred

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top