Anketa PRESS24.INFO, ’18-19-20 Prill’ në lidhje me zgjedhjet e 11 Majit – Shqipëri
RAPORT MBI ANKETËN ELEKTORALE TË REALIZUAR NGA PRESS24.INFO
Datat e zhvillimit të anketës: 18-19-20 Prill 2025 Objekti i anketës: Prirjet elektorale të qytetarëve në prag të zgjedhjeve të 11 Majit – Shqipëri Numri total i pjesëmarrësve: 2,510 votues
Rezultatet e përgjithshme të anketës:
Subjekti Politik
Numri i Votave
Përqindja (%)
PD-ASHM
1,321
52%
Partia Socialiste
971
37%
MUNDËSIA
109
5%
KEA
62
3%
BASHKË
47
2%
Analizë e rezultateve:
Të dhënat e mbledhura nga kjo anketë tregojnë një avantazh të qartë të subjektit opozitar PD-ASHM, i cili ka arritur të sigurojë mbështetjen e 52% të të anketuarve, me një diferencë prej 15 pikë përqindje ndaj Partisë Socialiste, që renditet e dyta me 37% të mbështetjes.
Subjektet e tjera politike kanë marrë një mbështetje më të ulët: MUNDËSIA me 5%, KEA me 3%, dhe koalicioni BASHKË me 2%. Ky shpërndarje tregon një dominim të dukshëm të dy forcave kryesore politike, ndërsa hapësira për partitë e vogla mbetet e kufizuar.
Përfundime:
Avantazhi i PD-ASHM në këtë fazë të fushatës sinjalizon një prirje të fortë të elektoratit drejt ndryshimit dhe një rritje të besimit ndaj kësaj force opozitare.
Diferenca e ndjeshme me Partinë Socialiste tregon një sfidë të madhe për mazhorancën aktuale për të rikuperuar terren në ditët në vijim.
Rezultatet e anketës do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në strategjitë elektorale të subjekteve politike, si dhe në tonin e fushatës drejt datës së votimit.