Connect with us

Press24.info

Rasti dramatik: si do veprojë drejtësia me këtë vrasës “padashje” të atit?

Shqipëri

Rasti dramatik: si do veprojë drejtësia me këtë vrasës “padashje” të atit?

Rasti dramatik: si do veprojë drejtësia me këtë vrasës “padashje” të atit?

Drejtësia shqiptare ndodhet përballë një rasti të paprecedent, të cilin nuk dihet ende si do e zgjidhë nga pikëpamja juridike. Bëhet fjalë për një krim brenda familjes në Shalës të Konispolit, me burrin që vrau mizorisht gruan me sëpatë, por që më pas vdiq dhe vetë pasi ra nga shkallët, i shtyrë prej të birit.

Burrë e grua u varrosën dje në varrezat e fshatit, të ndarë nga njëri tjetri. Ndërsa i biri i tyre ndodhet në burg.

“Nuk kisha qëllim ta vrisja babanë, e shtyva por u pengua”. Kjo ka qenë dëshmia para grupit hetimor e 41-vjeçarit Klementin Islamaj, i cili u arrestua ër vrasjen e babait të tij Hysen Islamaj 69 vjeç. Ai shtyu të atin duke e rrëzuar nga shkallët, pasi ky i fundit i kishte vrarë nënën e tij 66-vjeçare, Shano Islamaj.

“Vetë jam prind i dy fëmijlve dhe jam i divorcuar. Babai edhe një ditë më parë e ka dhunuar nënën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit. Isha tek lokali i fshatit po pija kafe me disa shokë. Nga shtëpia u dëgjua zhurmë dhe më thanë bashkëfshatarët të çohesha të shihja çfarë kishte ndodhur. Kur shkova gjeta nënën të vrarë në mes të shtëpisë. Babanë e shtyva që ta largoja nga vetja, por ai u pengua dhe ra. Nuk kisha qëllim ta vrisja”, është shprehur mes lotësh Klementin Islamaj.

Në një gjykim të kulluar shoqëror e aspak ligjor, edhe sikur ta ketë shtyrë me qëllim, për vetë kontekstin e aktit, hakun ia ka dhënë të atit, një njeri i dhunshëm që mund të kish vrarë dhe të birin. Ky i fundit, e kundërta e babait në jetën shoqërore e familjare, pa asnjë problem.

Ndaj, mbajtja në burg, si dhe një dënim i mundshëm me ftohtësi ligjore, ngjan jo vënie drejtësie, por kulmi i padrejtësisë. /tesheshi.com/    

Continue Reading
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top