Ramazani është kurs trajnimi për të marrë një mësim të madh, e ai është: NE MUNDEMI!
“Kur vjen Ramazani zbuloj, se kam pasur mundësi të agjëroj çdo ditë të hëne dhe të enjte, gjatë tërë vitit dhe se agjërimi nuk është kaq i vështirë saç e kam imagjinuar. Mundem të heq dorë përfundimisht nga pirja e duhanit, por nuk jam përpjekur.
Më bëhet e qartë, se Hatmeja mujore e Kur’anit nuk është prej mrekullive, siç më bënte shejtani të iluzionoj për të.
Habitem me veten time, kur zgjohem për syfyr në Ramazan, përpara sabahut, ndërkohë e kam të pamundur të zgjohem për namazin e sabahut jashtë Ramazanit.
Më bëhet e qartë, se varfëria ekziston gjatë tërë vitit, por unë nuk e shoh, veçse në Ramazan!
Pasha Allahu, Ramazani është kurs trajnimi për të marrë një mësim të madh, e ai është: NE MUNDEMI!
O Zoti ynë, na fal për neglizhencën tonë!”
________________
Ahmed Halid Teufik
Nga: Hoxhë Lavdrim Hamja
