Rama befason me ndryshimet në qeveri: Rendi, te një emër i ri
Kryeministri Rama ka befasuar me disa ndryshime në qeveri, ku Taulant Balla nuk do jetë më ministër i Brendshëm e në vend të tij vjen një emër gati i panjohur.
Në krye të Parlamentit vjen Elisa Spiropali, ndërsa Niko Peleshi merr detyrën e kreut të grupit të PS-së.
“Do i propozoj grupit që në seancë të menjëhershme ti japim mbështetje Spiropalit për të marrë drejtimin e Parlamentit. Do propozoj Bledi Çuçin nënkryetar, Peleshi kreu i grupit të PS. Sot menjëherë pas këtij takimi i çoj presidentit propozimet për ndryshimet në qeveri: Balla, ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin; ministër i Brendshëm, Ervin Hoxha; i Financave, Petrit Malaj dhe i mbrojtjes, Pirro Vëngu”, tha Rama. /tesheshi.com/