Connect with us

Press24.info

Qeveria VREDI-VMRO “dënon” UNT-në, shpërblen UKIM-in, reagon profesori: Me ribalans UNT-së i merren 40% e mjeteve të parapara në buxhet

Maqedoni

Profesori universitar, Rilind Ademi përmes një statusi në rrjetet sociale ka njoftuar se Qeveria përmes ri-balancit të buxhetit ka “dënuar” universitetin “Nënë Tereza” kurse nga ana tjetër, ka shpërblyer univeristetin Kirili dhe Metodij.

Sipas Ademit, ribalanci i buxhetit ka bërë që për universitetin Nënë Tereza të ketë më pak mjete seç ishte parashikuar në buxhetin e 2024.

Profesori Ademi njofton se nga 2 milion euro që ishin paraparë me këtë ribalans, UNT-së do t’i shkrutohen rreth 40% e mjeteve  të parapara, kurse UKIM-it do ti shtohen rreth 35% më shumë mjete.

Statusi i plotë:

Me propozimin për rebalans të buxhetit, UNT-së do i shkurtohen afër 110 milion denarë (apo 40% më pak mjete se çështë paraparë me buxhetin e vitit 2024 dhe se çështë realizuar në vitin 2023).
Në anën tjetër UKIM-it do i rritet buxheti për 800 milion denarë (apo rritje prej 35% në raport me buxhetin e paraparë të vitit 2024).
Buxheti i UNT-së goditet në konton e investimeve kapitale (ku nga 2 milion euro shkurtohet në 150 mijë euro).

Në tabelat më poshtë jepen shifrat nga propozimi për rebalans (i cili besohet se do të votohet në gusht) dhe buxheti i miratuar i vitit 2024.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

To Top